• |
ide | kryesore

“Një maloke më pak”/ Dhjetëra qytetarë në protestë kundër diskriminimit në veting

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mesditën e sotme për të protestuar përpara organeve të vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Rrugën e Kavajës, kundër skandalit të bërë publik javët e fundit, atij të paragjykimeve krahinore që karakterizojnë komisionerët e reformës në drejtësi.

Shprehja “Një maloke më pak”, e dalë nga goja e komisionerës Genta Bungo lidhur me vlerësimin e kryeprokurores me origjinë nga Tropoja, Elisabeta Imeraj, është bërë slogani kryesor ironik i kësaj proteste.

Protesta e sotme është e para e këtij lloji përpara këtij institucioni.

Avokatja dhe aktivistja e njohur Adriana Kalaja, në fjalën e saj theksoi me forcë:

“Ne këtu nuk jemi kundër reformës, ne nuk jemi kundër vetingut. Ne jemi në mbështetje të reformës, në mbështetje të vetingut, por disa njerëz këtu brenda, që paguhen me taksat tona, që paguhen me taksat e qytetarëve europianë dhe të Amerikës, shpërdorojnë detyrën, shpërdorojnë dhe besimin që i kemi dhënë për të nxjerrë një produkt në reformën në drejtësi”.

“Reforma në drejtësi po shkatërrohet nga institucionet që duhet të kujdesen për mbarëvajtjen e saj. Gjatë procedurave të vetingut janë konstatuar me qindra raste të magjistratëve të shkarkuar që janë me prejardhje veriore. Kjo është ajo që ne na shqetëson. A duhet të presim ne një produkt të procesit të vetingut kur thuhet se kjo është “maloke”, shkarkoje dhe kur nuk është “maloke”, kaloje?!

A duhet të presim nga procesi i vetingut kur shkojnë listat nga institucionet që janë ndërtuar për ta mbrojtur këtë reformë, a duhet të presim nga procesi i vetingut kur sot gjykatat janë në kaos të plotë?! A duhet të presim ne kur qytetarët janë në pritje të dosjeve dhjetëvjeçare?! Ne kërkojmë një proces vetingu që të respektojë Kushtetutën, standardet e BE, standardet e SHBA.” 

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ishte i pranishëm në protestën e organizuar përa komisionit të vetingut, pas fyerjeve raciste të regjistruara nga drejtuesit e këtij procesi.

Përpara protestuesve, Malkaj tha se edhe ai është malok, duke shtuar se këtë ndarje e ka shpikur politika antishqiptare.

“Njeriu nuk e zgjedh familjen, janë të dhëna. Njeriu nuk e zgjedh as vendin e lindjes.

Miq të dashur, është e turpshme që një zyrtare e lartë të fyejë një zyrtar tjetër se nuk qëndron problemi këtu.

Problemi është se këtu po bëhet një luftë e madhe veri-jug, për të përçarë vendin.

Unë e dua shumë Tropojën, e dua shumë Shkodrën. E dua shumë vendin tim. Pse e shëmtojnë këta? Kush e ka shpikur këtë veri-jug? Politika e ndyrë antishqiptare.

Kjo politikë e ndyrë antikombëtare vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në mes të Tiranës.

Edhe unë jam malok. Mal me okë,” tha aktori.



4 Comments

  1. Gjetja e fundit per te dal kunder sistemit ne drejtesi, i kan provuar te gjitha. Nje qytetari te thjeshte si rruhet hic per kete gje, keta kan gjet nja ca veta e iu kan dhene ca pankarta ne duar qe duket je shkruar ne te njejtin vend

  2. Dallim krahinor ne veting ?????
    Kushtu ju tha Sala , dilini dhe bertisni se ka dallim krahinor ne veting ??
    Tani me kete argument e rrezuat vetingun ju ! eshte e sigurte ! .

    1. Po mire, ti si mendon ” nje shqiptare nga jugu (Bungo) te diskriminoje dhe ta heqe nga puna nje shqiptare (E. Imeraj) me argumentin e vetem qe nuk vjen nga jug por nga veriu”, ti si i zgjuar qe je, si ja ve emrin kesaj pune?

      Nese e anasjellta do ndodhte, mos do ishe dhe ti i rrevoltuar dhe mbase dhe ne proteste?

  3. Turp,turp,turp
    Kaq mund tju them o te mavijosur.
    Mbas gjithe ketyre te zezave qe ndodhin ne kte vend prej vitesh,keni kurajon te komentoni.
    Ju qofshi,do vije ndonje dite valle qe ta kuptoni sa sonambul jeni?
    Po qe do ti paguani te gjitha,e dini?
    Zoti ju ruajt nga budallalleku juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *