• |
ide | kryesore

Will Smith paralajmëron Jada Pinkett: Mos më përdor për klikime

-Instant, F1, Paparazzi


Së fundmi është bërë virale në mediat sociale një video e Will Smith në të cilën paralajmëron Jada Pinkett të mos e përdor për klikime.

Klipi prej 49 sekondash – i cili fillimisht u filmua nga Jada Pinkett Smith në Instagram Live në vitin 2019– ka pasur mijëra shikime në Reddit që kur u shfaq pas sulmit të Smith ndaj komedianit Chris Rock në Oscars muajin e kaluar.

Pinkett Smith fillimisht e bëri videon për të promovuar emisionin e saj “Red Table Talk”.

“Ju e dini se [terapistja] Esther Perel po vjen në tryezë – ajo do të jetë në “Red Table”, u shpreh aktorja.
Më pas ajo kthen kamerën dhe tregon Will të cilin e pyet: “A mendon se ajo ka qenë e rëndësishme dhe na ka ndihmuar për marrëdhënien tonë?”

Smith duket i irrituar nga pyetja dhe përgjigjet: “Unë do të thoja që mos fillo të më filmosh pa më pyetur”.

Ajo me sa duket e refuzon kërkesën e bashkëshortit të saj, dhe vazhdon ta pyesë:A mendon se Perel na ndihmoi të shëronim dhembjet që i shkaktuam njëri-tjetrit?”

Në këtë momente, Will irritohet dhe ia kthen menjëherë: “Mos e përdor imazhin tim për klikime në mediat social. Mos më filmo.Jam në shtëpinë time. Mos filmo.”

Pas publimit të videos në ‘Reddit’ fansat kanë nisur të komentojnë duke shfaqur shqetësimin e tyre për gjendjen psikologjike të aktorit. “Ai [Smith] duket shumë i irrituar”, shkruajti një përdorues. Një tjetër komentoi :”Ai duket shumë i shqetësuar sikur e di se Jada do ta provokojë dhe ka frikë se si do të shkojë.”

Javën e kaluar, disa burime treguan për Page Six se Will “ishte i ngarkuar pasi toleroi për disa muaj komentet rreth martesës së tij tij”./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *