• |
ide | kryesore

Roma denoncon, Bodoe përgjigjet: “Nuno Santos sulmoi me grushta Knutsen”. Policia heton, tani radhën e ka Uefa

-Instant, Sport


Momente çmendurie në Norvegji në fund të ndeshjes mes Bodo/Glimt dhe Romës. Në dhomën e zhveshjes, sipas rikonstruksioneve, trajneri i portierit të verdhekuqve, Nuno Santos, është sulmuar dhe goditur me grusht nga trajneri i vendasve Knutsen. Norvegjezët janë kundërpërgjigjur duke denoncuar sjelljen e anëtarit të stafit teknik të verdhekuqve, duke përmbysur akuzat. Tani i takon UEFA-s të vlerësojë faktet dhe, nëse është e nevojshme, të marrë masa. Ndërkohë në fytyrën e portugezit të Romës vërehen shenja agresioni.

Bodo / Glimt është përgjigjur kështu: “Sjellja e Romës ishte një sulm fizik ndaj Knutsen dhe një sulm sistematik ndaj vlerave tona. Roma po bombardon mediat me të pavërteta, në përpjekje për të fshehur sjelljet josportive. Glimt e di se ka një video të incidentit, ku shihet sulmi ndaj Knutsen nga i teseruari i Romës. Klubi e ka këtë video. Kërkojmë që publiku të ketë akses në këtë video në pronësi të UEFA-s. Shkelja e dëshmuar e rregullave të lojës është kur trajneri i portierëve të Romës u pozicionua në mënyrë të paligjshme jashtë stafit teknik, nga ku vazhdimisht ngacmonte me fjalë dhe me gjeste Knutsen. Ne disa herë e kemi informuar arbitrin e katërt dhe delegatin. Ankesat nuk u dëgjuan dhe trajneri i portierëve të Romës mundi të vazhdonte sjelljen e tij pa pengesa”.

I pari që denoncoi faktet ishte kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini: “Ajo që ndodhi këtu sonte është një turp. Trajneri i tyre sulmoi trajnerin tonë të portierëve dhe kjo është e turpshme. Në kthim duam ta dërgojmë Bodoe në shtëpi edhe për atë që ata bëjnë jashtë fushës”. Rindërtimi i detajuar i ngjarjes është bërë nga futbollisti: “Trajneri i tyre sulmoi trajnerin tonë të portierëve, fillimisht i tha diçka dhe më pas e sulmoi ashpër. Ne erdhëm këtu me gjithë respektin e duhur, por ajo që ndodhi është një fyerje për Romën, për stafin tonë dhe për vetë kompeticionin. Unë jam ende i tronditur nga ajo që kam parë, është vërtet një turp”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *