• |
ide | kryesore

Conference League, Bodø-Roma: Uefa pezullon provizorisht Santos e Knutsen

-Instant, Sport


Trajneri i portierëve të Romës, Nuno Santos dhe trajneri i Bodø/Glimt, Kjetil Knutsen, janë pezulluar përkohësisht nga UEFA për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Conference League, të planifikuar për të enjten në stadiumin Olimpik. Vendimi i Komisionit të kontrollit, etikës dhe disiplinës vjen pas ngjarjeve të ndeshjes së parë kur të dy ishin protagonistë të një përplasje fizike në fund të ndeshjes me shkëmbime të ndërsjella akuzash mes dy klubeve. Pezullimi do të jetë i vlefshëm derisa UEFA të marrë një vendim përfundimtar, pasi të ketë shqyrtuar faktet.

Në fund të ndeshjes ishte kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, i cili akuzoi trajnerin kundërshtar se kishte goditur me grusht një anëtar të stafit të Mourinhos, por më pas norvegjezët u përgjigjën duke folur për një “sulm fizik” ndaj Knutsen dhe duke akuzuar klubin kryeqytetas se po “bombardonte mediat me falsitete”.

UEFA më pas bëri të ditur se kishte caktuar një inspektor posaçërisht për të kryer një hetim mbi incidentet. Pezullimi i përkohshëm do të shërbejë për të detajuar edhe më shumë atë që ndodhi në fundin e furishëm të ndeshjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *