• |
ide | kryesore

Berisha nis ofensivën ndaj Enkelejd Alibeajt

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sali Berisha heq dorashkat. Ditën e sotme ai vendosi të ndryshojë kurs ndaj Enkelejd Alibeajt, si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së sot, Berisha i kërkoi Alibeajt të dorëhiqej.

Prej 25 marsit, kur Gjykata e Tiranës regjistroi Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet që u morën aty, Sali Berisha takoi dhe i dha rëndësi Alibeajt si kryetar grupi parlamentar. Por, ky i fundit deklaroi se vendimi i Gjykatës nuk ishte i formës së prerë dhe se do t’a apelonte. Situata vazhdoi për gati tre javë të jetë e nderë. Me sa duket, koha që Berisha i kishte rezervuar Alibeajt për të ndryshuar qëndrim mbaroi.

Sot, Sali Berisha i shkoi Alibeajt në mbledhjen e grupit parlamentar duke i thënë indirekt se po ndiqte axhendën e Edi Ramës.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës, i cili kontrollohet nga Rama”, tha Berisha sot, duke shtuar:

“Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë, si në bazë, si te deputët për të zhbërë për një periudhë të shkurter perçarjen por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht se ne e pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri që dha doreheqjën, iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të verteta të hidhura si dosjen ruse psh. Une e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnje tager Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit nje proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë” – tha Berisha.

Enkelejd Alibeaj u përgjigj se do t’i përgjigjet vendimit të Apelit, pasi në gjykimin e tij vendimi i Gjykatës së Tiranës për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit është i paligjshëm.

“Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshem, kur të flase Apeli do e pranoj i pari.” 

Ndërkohë, ka qenë Edi Paloka, pjesë e Komisionit të Rithemelimit që tha për mediat se Alibeajn e kanë pranuar si kryetar të grupit parlamentar në frymën e bashkëpunimit. Sipas Palokës, Alibeaj nuk duhej të ishte kryetar i grupit parlamentar.

Këtu lind një pyetje. Pse ky ndryshim qëndrimi ndaj Alibeajt? A nuk u pranua ai si kryetar i grupit parlamentar nga Berisha dhe mbështetësit e tij?

Përgjigja lidhet me tentativën për ta delegjitimuar Enkelejd Alibeajn si zë të fortë brenda PD-së. Të qënurit kryetar i grupit parlamentar i jep rëndësi në PD dhe në media. Sulmet e Alibeajt ndaj Berishës, si dhe tentativa e tij për të apeluar vendimin e Gjykatë së Tiranës për njohjen e Kuvendit të Berishës duket se e kanë bezdisur mjaftueshëm këtë të fundit. Dhe sot, ish-kryeministri duket se kërkon ti japë fund rebelimit të zgjatur të Alibeajt.

Si e argumenton krahu i Sali Berishës dorëheqjen e Enkelejt Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar lidhet me vendimet e marra në statutin e miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, ku theksohet se kryetari i grupit parlamentar i takon një personi që mban detyrën e nënkryetarit të Partisë Demokratike.

Dhe me vendimin e Gjykatës së Tiranës që regjistroi Kuvendin e 11 dhjetorit, të gjitha strukturat drejtuese të PD-së, përfshi nënkryetarët ku bënte pjesë Enkelejd Alibeaj, janë shkarkuar. Pra, ky i fundit nuk mund të jetë më kryetar grupi.

Dhe si duket, njohja e Alibeajt për këtë rol duket se ka qenë lëshimi që “Foltorja” i ka bërë atij, si veprim mirëbesimi për të arritur një dakordësi. Shto këtu edhe faktin e propaganduar nga krahu i Berishës janë hedhur shpesh akuza se Enkelejd Alibeaj përfaqëson një grup me jo më shumë se tre ose katër deputetë dhe duket se toleranca e Berishës ndaj tij ka sosur.

©Lapsi.al 



35 Comments

  1. Alibej si reaksionar qe eshte Organizata Baze e Partise ka propozuar internimin e tij. Vendin e internimit e kohen e denimit e ka per kopetence shoku Sali.

      1. Besi si specialist qirje hude qe je po Saliut i kane qire hunden qe kohet e fundit i eshte zgjatur dhe zbardhur?

      2. E keshilloje Alibeaj te beje kujdes se Saliut po nuk ju binde ai perdore metoden e fundit , ate te ekzekutimit.

    1. Po o shoku KarStrit po. Alibeut, Bardhbeut,Bashbeut ju dha drejtim anetaresia e PD se ato jane “pronaret” e vertete te PD-se e jo levat e Sorrosit dhe Ramazanit qe e blinduan PD me shume se Banka e Shqiperise. KarStritet si puna jote keshtu e duan PD te neperkembur nga keto “bejt” qe Xoni te mbreteroje i qete pa opozite.

      1. në 25 Mars z. Berisha na tha në zyrë se vendimet e gjykatave duhen respektuar, sot thotë pse ke ankimuar vendimin se gjykatat janë të Edi Ramës. Pra kur vendos në favor të Z. Berisha, gjykatat janë të mira, nëse rrezikon të bëjë drejtësi, ato janë të Edi Ramës. Kjo është qesharake.

    1. Edhe edvini i ngre dy gishtat lart, por nuk është demokrat.

      EAlibaba është pederast, bën si kurvë, burri nuk flet si ai mut duke u përdredhur.

  2. Sot Berisha ishte 10000% i sakte dhe ka then nje te vertete apsolute . Keta paskan nje plan afatgjate per shkaterrimin e opozites dhe mbreterimin e palloshit . Ne kete kohe te trazuar dhe me kaq andralla , ne vend te bashkimit keta po e perçajne me keq opoziten . Sot palloshi duhet te kishte rene nga pushteti me kaq zullume sa ka bere . Sot te gjithe ne duhet te ishim ne protesta te pafundme deri ne rrezimin e palloshit . Me keto çmime te larta qe palloshi po i mbane kastile vete me lloj lloj marifeteshçdo qeveri do kishte rene . Ndersa Alibeaj e ka mendjen tek intrigat dhe kerkon te ndahet , le te ndahet . Jeni dhe jemi me shume vonese , mbyllni gjithçka sa me shpejte. Nese Basha e grupi i tij do ti bashkohet PD-se , bujrum . Nese e ka mendjen per intriga qe te mbaje palloshin ne pushtet dhe vete te quhet opozite atehere le te krijoje partine e tij .

    1. Palloshi duhet te kishte ren, po keta te PD e kan mendjen tja fusin njeri tjetrit. Sala e solli Lulin, keshtu qe vec per kete, duhet te hapte krahun. Smjafton tu thot demokrateve me fal, duhet te hapte krahun bashk me Lulin. Pastaj le te vinte nje nga keta te rinjt, si puna e atij Belind Kellicit sepse deri sa te jet Sala verdall, PD nuk ka shance te vij ne pushtet. As njerezit (nuk e kam fjalen per militantet) nuk e votojn nje Sale te tret, shtoi edhe faktin qe nuk e do USA. Duhe te hap krahun Sala ose ta gezojm Ramen sa te jet Sala verdall.

  3. Berisha kishte paguar dhe nje gazetar lopesh ne Paraguaj qe te bente nje shkrim per Alibeajn. Pastaj ai shkrim sla media te Berishes dhe Metes pa e perserit nja 100 her deri ne bajat. La gjth leket qe ka ven me korrupsion per te pastruar figuren nga korrupsioni. Ca paradoksi. Sot Sala, neser Rama. Lerini se ca shet pordh Rama, sikur e ka ber ai reformen ne drejtesi. Ai as nuk e kishte ne program fare. Tani e ka kap frika dhe Ramen se SPAK me duket se ka fillu pyetjet e sikletshme te personat te personat qe ka arrestu. Te shofim a do ket nonji te penduar.

    1. Nqs nuk behen shembuj keta sundimtar, matrap e hajduta me cizme qe na kan drejtuar, ose me sakt sunduar keto 30 vjet, nuk ka per te pasur burra shteti ne Shqiperi as neser. Smund te vazhdojm me tipa populista e mashtrusa, me sih komunista demokrat e me demokrat komunista e te maj djathtista. Ka njerez qe akoma dumbabista (Enverin apo Salen, apo ndoshta ndonji akoma do Zogun). Skemi as opozit, eshte kthy ne bunker per ish komunistin e fundit.

      1. Le te mbajme bythqirin qe kemi tani.une nuk kuptoj se cfare duan patronazhistet ne kete portal.kam 32 vjet qe nuk kam pare gazeten e shkerdhatave e jo me ta lexoj e aq me shume te komentoj.

  4. Ndajeni shapin nga sheqeri sa me pare dhe o burra ne protesta . Palloshi i gjate nuk mund te talli me bythen me kete popull te shume vuajtur . Çdo dite del nje vjedhje e re dhe çdo dite palloshi hedh idera te reja vete per te vjedhur perseri eoro dhe xgjedhje . Pse çkujtoni ju se do jete kanabizimi i vendit ? Poteoria e legalizimit te parave te pista ? Gjoja po e bene per ne por ne fakt kerkon te na e fus akoma me thelle . Me vjedhjen apo me sakyte me djersen dhe leket tane ky zhuls kerkon ta na skllaveroje ne perjetesi . O burra ta hedhim ne turren e drube qelbesiren dhe qelbesirat mavi qe e qeklben kete vend me keq se sa te gjithe pushtuesit e marre se bashku nder shekuj .

    1. ti mir e ke o zotni po me Salen ska shance. Sa te jet Sala gjall, Rama do jet ne pushtet (ose me keq, do jet lali Eri). Edhe nqs e do baza e PD Salen (ta nenvizojm qe nuk e duan te gjith te PD), ska shance te fitoj zgjedhje. Elektorati gri, qe ben diferencen dhe vendos kush fito, nuk e do Salen, se u kujton periudhen me te erret te tranzicionit, dhe e kuptojn shum mir qe nuk e ben per hallin e shqiptareve po e ben per hall personal gjith kete loje. Sala nga ana tjeter as qe ka ndermend ta leshoj PD apo ti hap rrug te rinjve, keshtu qe edhe pse skandalet pasojn njera tjetren pa u mbyllur, Rama duke patur Salen (bespj se ky ka qen qellimi final) e ka siguru mbreterimin.

      1. Ndoshta nuk e ke shume gabim . Por keshtu si e ka katandusur vendin palloshi jo Sala por edhe enveri apo hitleri te vije , mileti do behet me ta . Po Degradohemi si financiarisht , si shpirterisht dhe si moralisht . Ka ardh koha qe kjo gjenerate politikanesh te pafytyre ta mbylle me force ciklin e saj dekurajues e deshperues per kombin Shqiptar .

  5. Ali Beu po tenton te imitoje Bashen ne misionin e pa mundur qe i ngarkon Yuri –
    Nese garon Saliu per kryetar ne PD, atehere PD mos beje fare zgjedhje per kreun e saj!
    Por dhe Saliu ka dhene nje version qe do ta nxirrte nga halli i madh edhe Ali Beun –
    – Do garoj per kreun e PD se bashku me Yurin (pranon edhe te votojne personeli i Ambasades)!
    Kjo eshte zgjidhje qe i kenaq te gjithe, edhe Saliun, edhe Yurin, por mbi te gjitha shpeton nga telashi Ali Beun…

  6. Kete vend e ka kap tartakuti nga te gjitha anet . Shipetar mos rri po duku o Shqiptar . Boll durove o i mjere .

  7. A u bindet se Berishes duke u plakur i jane shtuar huqet e vjetra, po si mund te ndryshoje ai ne kete moshe, kur plakesh i miri behet me i mire dhe i keqi me i keq. I keqi 31 vjet i PD dhe shqiperise tani ne pleqeri eshte Demoni qe duhet refuzuar.

    1. ja edhe nje kurve tjeter patronazhiste
      keto teori nuk ju pine me leng o kurva
      kushdo te vije eshte i mirseardhur vetem
      pallosh kurva te shporret nje ore e me pare

  8. E shikoni me kujdes nga kush mbrohet alibeaj ? Nga patronazhistet . Sepse palloshit po ja ni bytha lageshtiren dhe fut kurvat me pagese ne loje .

  9. Ca dreqin keni se po te mos duash Saliun je socialist. Kjo eshte e pa besueshme . Jemi bere si me qene ne kohe te diktatures. Ky eshte turp i madh.

    1. Puna eshte se ska problem se nuk doni Saliun. Problemi eshte se doni Rama-zanin qe po na con nga fitorja ne fitorje, 3D si gjithmone. Kjo na shqeteson se ec e duroje kete bollek kokaine e kanabisi edhe ca vite.

  10. Me vjen keq per Alibejan qe ka marre nje mision te gabuar
    Nuk mund te dale kunder PD sic po ben me zgjatjen e procedurave ne gjykate
    Keshtu ndihmon vetem Ramen pasi rrezikon qe Foltorja pra PD te mos rregjistrohet nga KQZ ne xgjedhjet lokale

    1. Alibeu, thjesht po i blen kohe Rames. Me e bukura eshte se kete tani e bejne kaq hapur dhe pa ju nxire faqja. S’po flasim per sigurine financiare dhe ligjore, sepse ate ja ka garantuar Ramazoni dhe Kimetja.
      Puna e agjentit eshte te prish pune dhe kete pune po e ben me se miri.

      Habitem sa te duruar paskan qene keto demokratet qe se nxjerrin per bythe jashte kete adoleshent me lesh te lyera si bq.

  11. Basha thoshte se nuk ka krize ne Pd gjer iku fare. Edhe Alibeu te njejten gje po ben Nuk e vendosin gjukatat antaresine e partise. Votimi i 6 marsit e tregoi kush eshte Pd e vertete. Nese vazhdon keshtu Albeaj me ato pak njerez qe mund te kete i vetmi perfitim do te jete dhenia e zgjedhjeve lokale E Rames por per vehten e tyre do te jete fundi i merituar i largimit nga politika

  12. Për herë të parë, Rakipi e pa derën e Kuvendit në vitin 2013 kur duke kandiduar në Elbasan fitoi plot 12,110 vota. Bardhi duhet ta dijë se këto vota shkuan në favor të Sali Berishës dhe koalicionit të tij Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Nga ana tjetër Berisha kishte futur në listën e PD-së në Fier Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin nga PDIU-ja që nxori edhe Rakipin deputet. Se kur i bleu votat Rakipi, nëse i ka blerë, është e qartë. Pra, kur zbuloi mbi 12 mijë çamë në Elbasan në kohën kur zgjedhjet i organizonte Sali Berisha.

  13. “Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se – për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të më futur në listën e personave të sanksionuar – është detyrimi im të jap dorëheqje nga pozicionet”, tha Sarajliç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *