• |
ide | kryesore

Harrohen premtimet/ Rama rrit edhe çmimin e energjisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, Edi Rama fluturoi për në Azerbajxhan. Lajmin për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë ia la Belinda Ballukut. Nga mënyra se si do të llogaritet çmimi i rritur, kuptohet se qëllimi është kursimi. Nuk do të paguajë më shumë, ai që fiton më shumë, por kush harxhon më shumë.

“Të gjitha analizat na çojnë në fashën 700 kilovat/orë që konsiderohet një konsum normal për një familje me 4-5 anëtarë. Mbi këtë fashë do të paguhet me çmim më të lartë” tha Balluku.

Rritja e çmimit të energjisë vjen pas krizave të njëpasnjëshme, nga mbyllja e centraleve në Europë, lufta në Ukrainë, thatësira dhe keqmenaxhimi e rezervave ujore. Niveli i liqenit të Fierzës ishte minimal në fund të marsit. Shpresat e qeverisë tek shirat e muajit prill, u shuan shpejt.

Por Edi Rama e përjashtoi me ngulm opsionin e rritjes së çmimit të energjisë gjatë protestave qytetare. Dhjetëra mijëra para kryeministrisë i kërkuan të ulë çmimin e naftës duke hequr taksën e qarkullimit dhe uljen e TVSH.

Rama atëherë i sfidoi me rritjen e çmimit të energjisë. Sipas tij, paratë që mblidheshin nga taksa e qarkullimit nga TVSH dhe taksat e tjera mbi naftën, përdoreshin për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë elektrike.

“Ne nuk mund të ndryshojmë çmimin e energjisë, po sigurisht mundet e do të mbrojmë konsumatorin familjar nga rritja e papërballueshme e tij, sepse energjinë e blen dhe e shet shteti tek familjet” shprehej kreu i qeverisë atëherë në një nga komentet e tij.

Për të qenë më bindës solli një shembull nga Italia, kur një familje, sipas tij, kishte paguar 600 euro faturën mujore të energjisë elektrike.

Për t’i dhënë një dorë propagandës, ndihmoi edhe shefi i diplomacisë europiane, Zhozef Borrej. Edhe në Spanjë tha ai, çmimet e energjisë janë rritur me 10 herë krahasuar me vitin e kaluar.

“Unë për shembull po paguaja faturën e energjisë në shtëpi në Spanjë. Ka qenë 50 euro. Tani ka shkuar 500 euro” tha Borrel.

Protestat u shuan ngadalë. Qytetarët besuan se vërtet ishin duke paguar taksa të larta për naftën. Por paratë përdoreshin për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë. Në bulevard, protestuesit u pakësuan. Qeveria ia hodhi me një paketë rezistence me ndihma minimale.

Taksën e qarkullimit nuk ia hoqën nga nafta. As TVSH. Në vend të këtyre i futën rritjen e çmimit të energjisë./Lapsi.al



30 Comments

  1. Po sdo ishte me mire mos na vidhnit te KESH-i duke shit lire e blere shtrenjte? Ca paskeni qene mer qeveri vampirash. Po mire beni, kur gjeni shesh beni pershesh. Cdo popull meriton qeverine qe ka.

    1. Pyetja qe shtrohet pas leximit te ketij shkrimi eshte: A ka mbajtur ndonje premtim Rama keto 9 vite ne pushtet?
      Nga ana tjeter, shqiptaret jane trima vetem per te vrare femra, ose per t’u vrare me njeri-tjetrin per gjera banale, ama kur shtrohet ceshtja e bukes se femijeve te tyre, shqiptaret e mbyllin gojen dhe rrine me urte se delet duke filluar nga une qe po shkruaj kete koment.

      1. Rakipi ishte deputet i PDIU aleate e PD dhe Berishës, dhe akuzojnë nga njëra anë se është deputet i Ramës dhe nga ana tjetër i kërkojnë Berishës që të deklarohet për ish deputetin Rakipi dhe shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Duke akuzuar nën zë se ishte një mbështetës i Berishës, që kur doli deputet, apo me mbështetjen që i bëri “Foltoreve” nga ana financiare, logjistike dhe njerëzore për të rrëzuar Bashën nga drejtimi i PD.

    2. patronazhistet japin bythen dhe cipen e jo me te paguajne me shume. per partine keto kurva veshin minifundin dhe xene semaforet

  2. Mendimi im. S me plas fare seca do thoni ju qe vetem flisni nga inati. thotë:

    700kw ne muaj???????
    Vetm kush ka vil me 7 dhoma dhe 11 banjo i harxhon.
    Nje familje normale 2+1&3+1
    Harxhon maksimumi 600kw. ne muaj.
    Po ju mos doni tia valoni meqe cmimi ne shqiperi nuk eshte ngritur. Shume mire ka ber. Duhej ber me pare.

  3. Rame shkerdhata i ka kollaj me shqiptaret naive.
    Iu kendon ninulle sa t’i vej ata ne gjume nderkohe vete vazhdon punen qe ta kapi aty ku e la.
    lumi fle, armiku s’fle- thote populli qe Rama e ka bere dalje

  4. Doni nje tjeter premtim te harruar pervec cmimit te energjise?
    Ju kujtohet Rama qe si gjeli maj plehut u betua – Do Zerojme taksat ne rroga deri 40 mije leke e do pergjysmojme taksat ne rrogat deri 50 mije leke !
    Ne asnje ndermarje shteterore ku ka punonjes buxhetore ky premtim (kupto : Rrene) nuk eshte pare gjekundi.
    Do ta keni shume me lehte te gjeni Rrenat e Rames se sa ndonje premtim te tij te mbajtur…(pervec se atij : “NUK KENI PARE GJE AKOMA”)

  5. O rob qire ,o moter qire nuk i harxhon ti qe e vjedh energjine ne ndonje linje ilegale,ose nuk paguan fare se te qihet ,gruaja ,motra me patronazhistet qe shkruan ,duhet te kesh 11 dhomate harxhosh 700 kw.KETO I HARXHON NJE FAMILJE NE PERIUDHEN E DIMRIT SE DO NGROHET ,SE EDHE DRUJA VAJTI 50 MIJE LEK METRI KUB O MOTER ,GRUA QIRE—MAVI-.

  6. Ju kujtohet perbetimi publik,
    i ketij Edvin Rame hajvan,
    kur tha se ka paditur Tilden,
    gazetarin e BILD gjerman?

    Pastaj si jo rralle here,
    e mohoi fare ate Padi,
    dhe futi kryet ne mes shalesh,
    porsi ajo konja e dhjere?

    C’premtim keni nga Rama,
    qe e mbani mend te mbajtur,
    vec se para syve thiken e varferise,
    qe ketij populli ne kocke i ka vajtur?

    1. Sa turp te qeverisesh nga politikane dhe njerez hajdute!Asgje nuk kontrollohet apo studiohet nga nje qeveri kriminelesh. Rriten cmimet cdo dite kur te ju qohet kollodoku njerezve.E din kush sr nje liter benzine ne Australi kushton 1.6 dollar Australian qe po ta shumezosh me kursin e kembimit 77 lek te reja I bie 120 lek albanezi.Sa eshte benzina ne Albanistan? 240 lek? Ky ishte vetem nje shembull.Shqiperi te kam dhier – s’te kuptova asnjehere

  7. në vitin 1993, kur Deda gjeti një thes me para dhe i dërgoi në zyrën e Presidentit të Republikës. Presidenti Berisha, kundër vullnetit politik e njerëzor të botës përparimtare, kishte hyrë në ujdi me Bullatoviç, Arkan dhe Millosheviç dhe kishte hapur rubinetin e naftës për armën vrastare. Rrugët e naftës transportonin me gjithçka: Me bote, me karroca, me kova e me serbratorë makinash, që nga liqeni i Shkodrës, në Qafë Morinë- pesë kilometra nga fshati Viçitol, në Dibër e në Qafë Thanë….

  8. Pse habiteni ju? Ke premtim ka mbajtur me pare ky plehere?
    Gjaku nuk genjen kurre , per mi do gjuaj edhe ky bir plehrash

  9. Gjithmone tinzarisht ka vepruar . Kur eshte ne rrezik apo do te rrealizoje qellimet e tij te mbrapshta i gjati ine na premton edhe diellin ne toke por pasi ja hedh na leshon furtunen . I gajti ine premton ça duam dhe na jep ça do .
    Nese vazhdojme ta besojme akoma kete xhepist athere nuk eshte me faji i tij por i joni .

  10. Foto vertet per tu meshiruar e gallofit te Surrelit, aq te drobitur nga hallet e “shtreses ne nevoje” qe akoma nuk marrin ato 3 mije leke te premtuara per 3 muaj

    1. Te besosh sot te non grata eshe me keq se te jesh shpellar…. Fatekeqesi kombetare qe kemi kaq shume njerez te trashe qe nuk besojne te AMERIKA…. O Zot kaq shume njerez te trashe ka ky komb, them komb se ka plot gomere ne Kosove qe Amerika ju dha pavarsine dhe keta besojne te Sali non grata…..

  11. Gjekmarkaj: Në PD u kthyen talebanet, me Sali Berishën nuk më bashkon asgjë!Dole prap ti miu kiu komunisti demokrat i salihut qe vetem bythe ke lepire ne jeten tende

  12. Sot , perveçenergjis qe do trefishohet , po rrit edhe çmimin e ujit .
    Skeni pare gje akoma o deleeeeeeeeeee
    beeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee ………….hani bar hani

  13. Bardh Spahia nis fshesën në bashkinë Shkodër: Shkarkon “armiqtë” e Doktorit,ujin perdore per tu lare e pire o shpellkar dhe jo per te lare makinen para pallatit

  14. Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të ambasadores Yuri Kim. Sali Berisha ka 25 vjet përplasje dhe beteja me 7 ambasadorët amerikan: Mariza Lino, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, John Ëothers, Alexandër Arvizu, Donald Lu, Yuri Kim. Qindra akuza ndaj ambasadorëve amerikanë dhe zero kundër ambasadorëve rus.

  15. çdo derë shqiptari duhet t’a shpallin Sali Berishën “NON GRATA”. Nuk e di çfarë mallkimi është ky për shqiptarët që, në vend që t’i themi “Faleminderit” dhe t’u jemi mirënjohëse SHBA, disa masmedia shqiptare, analistë të dreqit, shkojnë si të verbër pas një kali të ngordhur dhe mundohen t’i japin oksigjen “Non Gratës”…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *