• |
ide | kryesore

Pasi u armatos nga Kina, Vuçiç: Më mirë të blinim sprej kundër mushkonjave

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Duke reaguar ndaj kritikave për blerjen e armëve kineze për mbrojtjen ajrore, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i zuri në gojë gjithë kohën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, duke iu thënë atyre “të kujdesen për problemet e tyre, jo për politikën ushtarake dhe mbrojtëse të Serbisë”.

Në një fjalim me video, Vuçiç foli për një fushatë të “damkosjes së Serbisë”.

“Jo që nga dje, një rol më i theksuar në urrejtjen e zhveshur ndaj Serbisë vjen nga Albin Kurti dhe Milo Gjukanoviç”, tha Vuçiç.

Kurti dhe Gjukanoviç kishin folur që herët për armatosjen e Serbisë, ndërsa në këtë pikë, Vuçiq foli me cinizëm.

Ai tha se do të ishte më mirë për Serbinë të blinte sprej kundër mushkonjave. “Sepse është shumë më e rëndësishme të mbrohemi nga mizat dhe mushkonjat sesa nga çdo forcë ajrore serioze që ata kanë”.

Vuçiç theksoi se Serbia sot është “si një vend neutral ushtarak i vetëm në të gjithë rajonin e gjerë”, duke e krahasuar atë me një “ujk të vetmuar”. /Express



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *