• |
ide | kryesore

Përshëndetjet naziste, CAS përmbys UEFA-n: Atletico-Manchester City me kapacitet 100%

-Instant, Sport



CAS kthen gjithçka përmbys. Sonte në mbrëmje në Madrid, stadiumi i Atleticos do të jetë plotësisht i hapur për publikun, pa asnjë sektor të mbyllur siç ishte vendosur nga UEFA, në përfundimin e ndeshjes së parë. Në stadiumin Etihad, në fakt, një grup tifozësh Colchoneros ishin bërë protagonistë të akteve diskriminuese (hedhje sendesh dhe përshëndetje naziste), duke nxitur qeverinë e futbollit evropian të vendoste për një dënim të konsiderueshëm ndaj tyre, për ndeshjen e dytë. Por nuk do të ndodhë kështu.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës në fakt ka pranuar ankesën e klubit spanjoll, mbështetësit e të cilëve do të jenë në gjendje të inkurajojnë ekipin e Diego Simeones pa asnjë kufizim në kapacitetin e Wanda Metropolotano. Sipas UEFA-s, klubi madrilen duhet të vendoste të mbyllte një sektor prej të paktën 5 mijë vendesh, ku të vendosej një pankartë me fjalët #NoToRacism.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *