• |
ide | kryesore

“Sherri? Nuk pashë asgjë”: Simeone e Guardiola bëjnë të paditurin: “Nuk dua të flas”

-Instant, Sport



I gjithë tensioni mbeti në fushë. Pas ndeshjes Pep Guardiola dhe Diego Simeone kanë tentuar të zbusin tensionin. “Atletico – komentoi Guardiola me qetësi – luajti me shumë energji, në pjesën e dytë ata madje bënë më mirë se ne. Jemi në gjysmëfinale dhe është një rezultat i mrekullueshëm për ne, mendoj se e merituam në 180′ dhe treguam karakter në një fushë të vështirë. Nuk kam asgjë për të thënë për tensionet në fund të ndeshjes. Ata të fortë? Nuk mendoj se ka shumë për të thënë për Foden… Nuk mund të luash gjithmonë për të shënuar pesë gola për ndeshje, jemi qenie njerëzore dhe erdhëm nga ndeshja kundër Liverpool, po luanim kundër kampionëve të Spanjës dhe ata përdorën shumë energji në fushë. Në pjesën e dytë ata luajtën më mirë se ne, që ishim edhe me shumë fat që nuk pësuam gol”.

SIMEONE NUK KOMENTON, POR...— E njëjta linjë edhe për Cholo Simeonen. “Nuk pashë asgjë, qëndrova në fushë për të komplimentuar City-n. Isha aq larg nga Felipe te kartoni i kuq sa nuk di të vlerësoj mirë. Duartrokitje ironike për pankinën e tyre? Mos bëjmë shaka. Po duartrokisja tifozët tanë”. Në fund, megjithatë, një thumb për Guardiolan nuk mungon: “Është e qartë për mua që ne jemi krenarë se kush jemi dhe si konkurrojmë. Më pëlqen të shoh kundërshtarët tanë të festojnë në bilbilin e fundit, edhe nwse luajnë pak a shumë mirë. Në fund, e rëndësishme është të fitosh. E kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Guardiola? Kushdo që ka një artikulim të shkëlqyer mund t’ju lavdërojë me përbuzje. Ne ndoshta kemi më pak fjalor, por nuk jemi budallenj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *