• |
ide | kryesore

Furnizimi me armë i Ukrainës, Moska paralajmëron SHBA-në për pasoja

-Instant, Lajme, Planet



Moska ka paralajmëruar SHBA-në se mund të përballet me “pasoja të paparashikueshme” nëse Uashingtoni vazhdon të dërgojë  armë në Ukrainë, sipas raporteve të  Washington Post.

“Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të ndalojnë militarizimin e Ukrainës, i cili nënkupton pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare,” thuhet në deklaratën e Moskës.

Deri më tani, SHBA-ja ka miratuar gjithsej 1.7 miliardë dollarë ndihmë amerikane për Ukrainën. Në fillim të këtij muaji, administra Biden miratoi gjithashtu 100 milionë dollarë  armë antitank Javelin, nga stoqet e ushtrisë amerikane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *