• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e presidentes së Kosovës: Putini si Millosheviçi, përmes Serbisë synon ta destabilizojë Europën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Presidenti rus Vladimir Putin do të kërkojë të përdorë Serbinë për të destabilizuar Ballkanin dhe bashkë me të, të gjithë Evropën Perëndimore, në një sulm ndaj vlerave demokratike të Bashkimit Evropian”. Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë dhënë agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, në të cilën bën thirrje që shteti i saj, ish-krahinë serbe, të njihet nga të gjitha vendet evropiane dhe të Amerikës Latine.

EFE shkruan se Kosova u bë e pavarur në vitin 2008, pas një dekade administrimi të OKB-së pas ndërhyrjes së NATO-s kundër Serbisë, e cila nën presidentin autoritar Slloboban Millosheviç, kishte shtypur popullin e Kosovës. Ajo ndërhyrje e Aleancës, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përdoret tani nga Rusia për të justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë, ku synon të “denazifikojë” vendin dhe të ndalojë një “gjenocid” të supozuar të popullatës rusisht-folëse.

Osmani e përshkruan këtë krahasim rus thjesht si “propagandë” dhe kujton se rreth 13,000 njerëz u vranë në Kosovë para ndërhyrjes së NATO-s, me shumicën e popullsisë të zhvendosur nga kërcënimi i spastrimit etnik.

“Nëse ka diçka për të krahasuar në këto dy luftëra, janë veprimet e Millosheviçit me veprimet e Putinit”, thotë Osmani.

Sipas saj në të njëjtën mënyrë që Millosheviçi u bë i njohur si “kasapi i Ballkanit”, Putini tani është kasapi i demokracisë, duke shtuar se ai jo vetëm që kërkon të dominojë Ukrainën, por “të shkatërrojë mënyrën tonë të jetesës demokratike”.

“Pa dyshim, Putini do të përpiqet të përdorë Serbinë për të destabilizuar rajonin tonë, sepse përmes rajonit tonë ai dëshiron të arrijë Evropën”, ka thënë ajo.

Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Kosova janë të vetmet vende në rajon që nuk janë pjesë e NATO-s. Në Bosnje dhe Kosovë ka kontigjente nga Bashkimi Evropian dhe Aleanca për të siguruar stabilitet.

Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan “do të thotë ruajtje e paqes dhe stabilitetit në të gjithë kontinentin evropian”, ka thënë Osmani, duke kujtuar se Serbia gjatë muajve të fundit ka kryer dhjetëra stërvitje ushtarake me Rusinë.

“Ne mbetemi mjaft të shqetësuar se Serbia ka rritur sasinë e armëve që po blen dhe kjo tregon synimet e saj në rajon”, ka thënë ajo, duke iu referuar mbërritjes së fundit në Beograd të një sistemi modern kundërajror kinez. “Mendoj se anëtarësimi në NATO është vendimtar. Dua t’u bëj një apel katër anëtarëve të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, sepse ne nuk duhet të vazhdojmë ta shohim këtë vetëm nga pikëpamja e politikës së brendshme”, ka theksuar ajo duke folur për shtetet mosnjohëse si Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania./Koha.net



24 Comments

  1. E MOREM VESH! NDAJ PUTANIT KENI TE GJITHE BYTHE TE FLISNI

    E KENI BYTHE ME I KTHY FJALEN EVROPES DHE AMERIKES?

    ESHTE SHUME E QARTE: KE LEH BUSHTRA, LEHIN KELYSHET

  2. sa antishqipetare ne kete forum..Rusia e Serbia paskan zgjidhur “qesene” . Po paguan me rubla apo me euro

    1. jena kunder shqiptareve vasale dhe inferiore dhe kukulla dhe vasale

      pse ambasada mban ramsin dhe alibeajn?

      1. kjo eshte tamam pergjigja e atyre qe duan ta lene shqiperine ne dore te serbise e te rusise..te mbetemi akoma me bunxkere dhe hekurishte ruse, ne boten e varfer e te qelbur te sllaveve

        1. bote e vorfer je ti trapush qe mbete vasal tere jeten

          por mesa duket nuk e ke fare konceptin e vasalitetit
          lodhem kot me mbeturina

  3. Kjo thjesht po lexon deklaraten qe i kane shkruar te tjeret. Te thuash te verteten dhe te mos besosh qorrazi ate qe thone globalistet nuk do thote te jesh pro rus a serb. Keto jane komente te njerezve pa argument

    1. leje mer globalizmin se ketu po luhet me mbijetesen e Shqiperise si komb. Po na la Amerika dhe Evropa, kush do na mbroje Vucici? Mire qe ka psikopate plot, por per ata qe kane tru, mbyllni halet!

      1. po nga amerika kush po te mbron?
        ti je bere si nje kopsht zoologjik qe te mjafton jonxha

        i ngrihet kari amerikanit dhe ve spiropallra dhe alibeaj ne krye

        kjo eshte shqiperia qe don ti?

        Pse te mbron amerikani nga serbi e rusi do ti lesh bythen tere jeten

        pse nje i forte mbron nje vajze nje lagje nga disa te tjere, do te thote qe kjo vajze do te hape shalet sa here don ‘shpetimtari’ i saj?

  4. AngloHebraiket(US) po nxisin luften ne Balkan !
    SuperAgjenti Anglez Ben Blushi ben thirrje per lufte duke u hequr gjoja patriot.
    Kujdes me “Pelen e Trojes” Elena Kocaqi !
    Ne keto kushte the veshtira , te testosh individed e politikes ka vetem nje menyre: Kush eshte kunder Berishes eshte o tradhetar ose idiot !!!

  5. Serbija dhe Greqija jane de facto koloni Angleze ! Shqiptaret perdoren si prostitute per te siguruar sundimin ne Balkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *