• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Si u mbyt anija krenari e Rusisë dhe nënat që kërkojnë djemtë

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit


Mediat transmetuan këtë të hënë imazhet e para të momentit kur anija “Moskva”, e konsideruar si krenaria e Rusisë, u hodh në erë nga raketat ukrainase dhe u fundos në ujërat e Detit të Zi javën e kaluar. Imazhet janë marrë nga një anije shpëtimi dhe tregojnë dëmtime në anën e majtë të anijes, flakë që digjen poshtë kuvertës dhe një shtresë të trashë tymi të zi që ngrihet në qiell.

“Moskva” shfaqet e anuar, por pa ekuipazh në bord. Dera e pasme e helikopterit është gjithashtu e hapur, duke sugjeruar se ai është larguar. Duket se ka edhe një anije zjarrfikëse pas anijes, që po hedh ujë mbi të. Shenja të shumta të zeza duken në anën e anijes, por ka edhe shenja të errëta pranë vijës ujore dhe që sugjerojnë se anija ka pësuar dëmtime të jashtme.

Imazhet janë kryesisht në përputhje me pretendimet ukrainase të fundosjes. Sipas tyre “Moskva” u godit nga 2 raketa të cilat ndezën një zjarr dhe e bënë atë të përmbyset. Moska thotë se anija pati një zjarr dhe shpërthim të brendshëm për shkak të detit të trazuar. Në videon e shkurtër të publikuar duken edhe dy anije shpëtimi që afrohen ndërsa një zë mashkulli flet në rusisht: “Çfarë po bën?”.

Analistët dhe ekspertët që shqyrtuan imazhet thonë se ato duken të jenë të vërteta. Vetë Kremlini tha se i kishte parë pamjet, por nuk mund ta konfirmonte vërtetësinë e tyre (dhe nuk pritet ta bëjë). 

Të dielën Moska publikoi pamjet e një parade të anëtarëve të ekuipazhit në portin e Sevastopol, në Krimenë e pushtuar ku kapiteni i anijes luftarake dhe 150-250 anëtarë të ekuipazhit u shfaqën në kamera së bashku me admiralin e Detit të Zi, Nikolai Jevmenov.

Anija “Moskva” zakonisht transporton deri në 510 marinarë, por nuk është thënë asnjë fjalë për vendndodhjen e ekuipazhit të mbetur apo gjendjen e tyre. Detaje të tmerrshme kanë dalë nga rekrutët që shërbenin në bordin e anijes. Sipas “Daily Mail”, njëri u tha prindërve të tij se të paktën 40 anëtarë të ekuipazhit u vranë dhe shumë janë zhdukur ose plagosur pas sulmit.

Prindërit e një rekruti tjetër thonë se parë rreth 200 të plagosur, shumë prej tyre me djegie të tmerrshme dhe lëndime të rënda. Duke folur për fundosjen e Moskva, nëna e njërit prej marinarëve pa folur për gazetën investigative ruse “Novaya Gazeta” e cila tashmë punon jashtë Rusisë.

“Për herë të parë fola me djalin më 15 prill, dy ditë pas incidentit. Ai më tha se kryqëzori u godit nga toka, nga pala ukrainase, sepse zjarri në bord nuk do të kishte filluar pa arsye. Ka persona të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur. Djali im më telefonoi sapo ua dhanë telefonat. Dokumentet dhe telefonat e tyre ishin në kryqëzor. Më thirri dhe qau për atë që kishte parë. Ishte e tmerrshme. Është e qartë se jo të gjithë mbijetuan. 

The pictures seem to contradict Russian accounts of the sinking, after Moscow claimed the warship sank in choppy seas while being towed to the port of Sevastopol following an explosion on board

“Shumica e të plagosurve kanë humbur gjymtyrët për shkak të shpërthimeve nga raketat dhe nga municionet e shpërthyera. Djali im po qante kur më telefonoi më 15 prill. Më tha: “Mamochka (përkëdhelëse për mamanë), nuk e kisha menduar kurrë se do të futesha në një rrëmujë të tillë në një kohë që të supozohej të ishte paqësore. Nuk do t’ju tregoj as detajet e asaj që kam parë, ishte kaq e tmerrshme. Nuk dua ta zbuloj emrin e tij sepse kam frikë se dëmtoj djalin tim. Ata nënshkruan marrëveshje heshtjeje përpara se të hipnin në kryqëzor. Ju lutem më kuptoni, jam e tmerruar. Jam e ngurtësuar dhe nuk e di si do të pres që djali im të kthehet” – rrëfeu ajo.

Nëna tha se Ministria ruse e Mbrojtjes po i ndalon të mbijetuarit të shkojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e fjalëve për atë që po ndodh në Ukrainë.

“Nuk e kam idenë se si do ta përballoj këtë, ndërsa pres që djali im të kthehet, duke pritur që ai të përfundojë shërbimin e tij. Është e tmerrshme. Dhe mediat [shtetërore], natyrisht, nuk japin asnjë detaj. Pse? Sepse Ministria e Mbrojtjes nuk dëshiron të pranojë humbjen në Ukrainë. Nuk dëshiron të pranojë se një kryqëzor i tillë u fundos” – shtoi ajo.

Ndërsa babai i një tjetër ushtari të rekrutuar, Yegor Shkrebets, 20 vjeç, kuzhinier në anijen “Moskva” thotë se ai mund të ketë humbur jetën.

“U raportua [nga media shtetërore ruse] se i gjithë ekuipazhi ishte evakuuar. Është një gënjeshtër. Një gënjeshtër e hapur dhe cinike. Djali im është rekrut dhe siç më njoftuan komandantët e kryqëzorit Moskva, nuk është ndër të vdekurit dhe të plagosurit dhe është në listën e të zhdukurve. Një rekrut i cili nuk duhej të merrte pjesë në luftime, por është listuar si i zhdukur… i zhdukur në det të hapur. Pas përpjekjeve të mia për të sqaruar të dhënat për ngjarjen, komandanti i kryqëzorit dhe zëvendësi i tij ndërprenë komunikimin.
Unë e pyeta drejtpërdrejt: “Si është e mundur që ju, oficerët, jeni gjallë dhe djali im, ushtar i rekrutuar, vdiq?”

Yegor Shkrebets, 20, a conscript who went missing after the Moskva cruiser was destroyed last week
Yegor Shkrebets

Ata u përpoqën të dërgonin kryqëzorin në Sevastopol, por gjatë rrugës ai u mbyt papritur. Mendoni si për veten tuaj. Unë, Dmitry Shkrebets, babai i rekrutit Yegor Shkrebets pyes të gjithë ata që nuk kanë frikë dhe që nuk janë indiferentë. Shpërndajeni apelin tim kudo që të keni mundësi që bastardët të mos e mbyllin këtë tragjedi të tmerrshme. Kujdesuni për fëmijët tuaj, kujdesuni për njëri-tjetrin. Unë do t’i kushtoj gjithë jetën time të ardhshme për t’u siguruar që e vërteta të fitojë në këtë histori. Një njeriu të cilit i morën djalin në një mënyrë kaq të poshtër, nuk ka frikë nga asgjë. Faleminderit që nuk jeni indiferentë. Së shpejti do ta fshijnë sërish këtë postim, ndaj kopjojeni” – thotë ai në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ndërsa nëna e Yegor, Irina Shkrebets i tha gazetës “The Insider” se ajo dhe burri i saj kishin qenë në një spital në Skalistaya Bay ku u sollën të plagosurit nga kryqëzori. Sipas saj, ishin rreth 200 marinarë të plagosur.

“Ne pamë çdo të djegur. Nuk mund të shpreh sa e vështirë është, por nuk e gjeta timin. Kishte vetëm 200 njerëz në spital dhe kishte më shumë se 500 në kryqëzor. Ku janë të tjerët? Ne iu drejtuam Krasnodarit dhe [qyteteve] të tjera, i thirrëm të gjithë, por nuk e gjetëm djalin. Shkuam në njësi. Komandanti doli, ngriti duart dhe tha: “Nuk të them dot asgjë”. Unë i thashë: “Ku është djali im?” dhe ai tha: “Epo, diku në det”. Burri im filloi të debatonte: “Çfarë do të thotë në det? Ti ku ke qenë?” Por komandanti i njësisë nuk pranoi të përgjigjet. Këta komandantë nuk ishin në anije” – tha ajo.

Prindërit u përpoqën të merrnin një përgjigje nga FSB – Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse, agjencia kryesore e sigurisë së brendshme.

“Ne shkuam në FSB në Sevastopol, ku një person refuzoi të dilte dhe po qëndronte pas rrethimit. Burri im bërtiti: “Dil dhe lajmëro policinë, më lër të të godas me grusht në fytyrë”. As nuk doli. Pas hekurave tregoi duart kryq, për të thënë lamtumirë, kaq. Ky është shërbimi i marinës dhe FSB-së së Sevastopolit”.

Ata u përpoqën të bënin që autoritetet t’u tregonin listën e të vdekurve dhe të zhdukurve, por u refuzuan. Një komandant që ishte në anije kontaktoi gjithashtu Irinën.

“Unë i thashë: “A mund të më tregoni të paktën si vdiq djali im?” Dhe ai tha: “Unë nuk di asgjë, ata ishin me furnizimin. Ne kishim raketa në të gjithë kryqëzorin”. Ai nuk mund të thoshte asgjë dhe nuk tha se një raketë kishte goditur në të vërtetë kryqëzorin”.

Portali “Agentstvo” identifikoi një tjetër rekrut, Mark Tarasov, 24 vjeç, i cili u thirr në ushtri pasi studioi në universitet. Nëna e tij Ulyana Tarasova, 47 vjeç, shkroi në llogaritë e saj në rrjetet sociale më 17 prill: “Djali im, Mark Tarasov u zhduk në kruizerin Moskva”.

Djali i saj u diplomua në Universitetin Shtetëror të Transportit në Shën Petersburg dhe u thirr rekrut në vjeshtën e vitit 2021. Ajo postoi foto nga stacioni hekurudhor kur e përcolli në shërbimin ushtarak. Vetë Tarasov ka postuar foto me mbishkrimin: “Shihemi pas një viti”. ©LAPSI.al

Mark Tarasov (left), 24, a Russian conscript who went missing after the Moskva cruiser was sunk last week. He is seen here posing with his mother Ulyana and father at the railway station, when he left for the service
Mark Tarasov nga e majta me prinderit


10 Comments

  1. djemte nuk u kerkojne nenat shqiptare qe u jane mbytur ne ashash

    po i kerkojne nenat ruse qe tere jeten mesohen me idene e luftes

    1. Kot me te pyt. A ke femije ti??
      Ne qoftese ti je trap-e dhe nuk te dhimset femija jot, te siguroj qe pjesa me e madhe e Botes nuk ndan te njejtin mendim me ty.

  2. Mos t’ja çonin femijet kasapit pervers!!!
    Gjithë bota e di se çfarë monstre eshtë putinka bastarde!!!
    Utojmë të ketë fatin e gadafit edhe kasapi i kremlinit.

        1. E di shume mire o kurve d LGBT. Vetem me Orak jane vrare, masakruar dhe zbuar me miliona njerez. Cifutet po i nxjerrin zvarre nga Shtepite e tyre Palestinezet dhe po vrasin dje masakrojne perdite ndersa ju bythqira dhe kellira na cate karin me Ukrainen. Bythlepirsea dhe letra higjenike te Amerikes homoseksuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *