• |
ide | kryesore

Del VIDEO e ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë publikuar pamjet e vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela. Krimi i rëndë ndodhi më 17 shtator të vitit 2020, në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.

Siç duket dhe në pamje e kamerave të sigurisë, vrasja ka ndodhur në orën 05:54 minuta të mëngjesit. Bujar Çela ndodhet i ulur në lokal nën shoqërinë e një tjetri personi, ndërsa ngjitur me ta, në një tjetër tavolinë ndodhen disa persona të tjerë.

Në pamjet e siguruara nga ABC duket se në krim kanë marrë pjesë tre persona. Fillimisht ndaj Bujar Çelës është qëlluar nga një distancë, më pas drejt tij afrohet një tjetër person, i maskuar me kapele dhe me armë në dorë, i cili qëllon disa herë.

Më pas afrohet një tjetër person, me kapele dhe me jelek anti-plumb, i cili në dorë mban një pistoletë me silenciator. Pak sekonda më vonë një person i tretë, sigurohet se Bujar Çela nuk ka asnjë shenjë jete.

Për këtë krim akuzohet Nuredin Dumani, dosja e të cilit është transferuar në Prokurorinë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit. Dumani u arrestua në Fier mbrëmjen e 29 marsit, pas një atentati të dështuar ndaj tij në Elbasan. /ABC



2 Comments

  1. Si mund ta publikoni nje gje kaq makaber?! As mjegullim asgje. Jeni cmendur. Kushdoqofte eshte qenie njerezore dhe qenie te tjera s’duhet te perballen me pamje te tilla.

    1. E PSE shqetesohesh ti. Njesoj si te vrasesh Derrin. Kur vriten derrat mes tyre pamjet fimike Jane relaks per ne qe kerkujt nuk I kemi Rene ne qafe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *