• |
ide | kryesore

Rënia e Covid/ Vetëm tre raste të reja dhe më pak se 450 të infektuar në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vetëm tre raste të reja infektimi me koronavirus në Kosovë dhe asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit.

Këto janë shifrat që publikohen nga Ministria e Shëndëtësisë në Kosvë, e cila thekson se janë vetëm 447 raste aktive me Covid-19 në vend sot.

Virusi ka një rënie të theksuar në shtetin fqinj.

Detajet: 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 28 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295.

Në total numri i rasteve aktive është 447. Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.629 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *