• |
ide | kryesore

Shqipëria kontratë për 1 milion vaksina të tjera, Manastirliu: Po diskutohet aplikimi i dozës së katërt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ka paraqitur amendimin e marrëveshjes mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, duke u shprehur se qeveria shqiptare garanton me këtë marrëveshje, vijimin e procesit të vaksinimit për të gjithë popullatën, duke përfshirë edhe dozat pediatrike.

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se për vitin 2022 është parashikuar blerja e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer.

“Marrëveshja që ne kalojmë sot për miratim në Kuvendin e Shqipërisë na vë në dispozicion dhe 1 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer, të cilat do të vijnë sipas një kalendari, duke filluar nga muaji maj dhe deri në muajin dhjetor të këtij viti, duke përcaktuar të gjitha afatet e kohës dhe jetëgjatësisë së vaksinës, në mënyrë që të kemi gjithë mundësinë për t’i përdorur në kohë, sipas planit tonë të përgjigjies të vaksinimit në vendin tonë. Sigurimi në vijim i vaksinave është një hap përpara drejt të paturit të garancisë për të vijuar në një normalitet që ne të gjithë e duam. Ndaj ne nuk kemi humbur kohë. Kemi bërë maksimumin për të mos pasur asnjë boshllëk me furnizimin me vaksina”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj, ministrja bëri me dije se është duke u diskutuar për aplikimin e dozës së katërt të vaksinës për të moshuarit dhe grupet e rrezikuara.

“Ne po përgatitemi me Komitetin e Ekspertëve të Vaksinimit dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve të marrim një tjetër vendim, atë të aplikimit të dozës së dytë përforcuese apo të dozës së katërt për të moshuarit dhe grupet e riskuara. Një vendim që, nëse merret na gjen të përgatitur pasi disponojmë sot dhe do të disponojmë gjithashtu përgjatë këtij viti të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave dhe mbi të gjitha na jep më shumë garanci që jeta e të moshuarve të mbrohet dhe jeta e kujt ka imunitet të kompromentuar të mbrohet, jeta e mjekëve, infermierëve të jetë e mbrojtur, e mësuesve gjithashtu dhe e gjithë kategorive të riskuara”, tha Manastirliu.

Aktualisht, mbi 60% e popullatës target ka marrë të paktën 1 dozë vaksine anticovid, ndërsa janë kryer në total mbi 2.8 milion vaksina. Qeveria shqiptare ka alokuar në buxhetin 2022 rreth 2,7 miliard lek për sigurimin e vaksinave anticovid.



24 Comments

  1. Doza 4-t tani ??!! … Jepi jepi se mbrapa e keni!

    … Dhe ti Manastirliu do te jesh përgjegjëse deri në fund për këtë helmim të organizuar që po i bën njerëzve. Nuk do kesh më gojë të thuash se nuk e dija apo ashtu ishin urdhrat…. fytyrë e poshtër!!

    Prit prit se s’ja ke dëgjuar këngën akoma.

  2. Jane porositur thote kjo shushke se mendohet se mund te behet vaksina e katert. Ça do te thote kjo ?
    Qijani ropt .Ju nuk ju interesojne vaksinat por tenderi per vaksinat.

    1. kta kriminele ‘kontraten kryesore e kane me ambasaden e amerikes, tu bejne biznes kompanive te tyre, ne shkembim te mbeshtetjes politike ndaj Rivdekjes.
      Big Pharma nuk mund te ndaloje te ardhurat kolosale, i intereson narrativa e pandemise te zgjatet sa eshte e mundur.
      Klientela e tyre jane qeverite e ndryshme, te kapura nga amerika.
      Pak a shume sic qeveria e Ukraines, e cila e kapur nga amerika, i ben biznes Industrise amerikane te Armeve.
      Qeveri qe rrine ne kembe artificialisht, ne sabotim te vullnetit te sovranit, e te parimeve te demokracise, a pritet tjeter pervecse te na perdorin neve per pazaret e tyre, pazaret e nje grushti zagaresh.

      1. ke folur shum drejt
        keta kan ende mentalitet kolonialist dhe gjejne menyra te reja per ket pune
        vjedhin me shitje ndeshjesh (fitim kolosal bastet)
        vjedhin me vaksinat
        neser do te nxjerrin tjeter gjo

  3. 1 milion nga 20 Euro baraz 20 milion Euro te vajtura dem. Mendo sa halle shqiptaresh mund te zgjidhnin. Por ceshtja eshte te bejme tendera e te vjedhim, qofte edhe duke blere vaksina qe si hyjne ne pune askujt. Ketu spo ben njeri te treten, jo me te katerten

  4. Te denofte zoti aty ku te dhemb me shume ty dhe te gjithe ate qe jane perfshire ne kete skeme te ndyre per te helmuar njerezzit. Mos kujto se ti dhe Ramazoni do jetoni apo sundoni perjetesisht. Do vije dita kur tju marrin zvarre rrugeve te Tiranes si shkerdhata, prisni se dardha e ka bishtin prapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *