• |
ide | kryesore

Arrestohet drejtori i burgut të Reçit, zbulohet për çfarë akuzohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Komanduar në burgun e Reçit, Ervis Zika u vu në pranga pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Mësohet se Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg“ dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Zika akuzohet për vjedhje duke shpërdorur detyrën, e konkretisht për vjedhje karburanti duke firmosur dokumente fiktive.

Në lidhje me abuzimin me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë. Ervis Zika dyshohet të ketë futur edhe sende të kundërligjshme në burgun e Reçit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *