• |
ide | kryesore

Socialistët përcaktojnë kalendarin, më 24 maj Shqipëria do të ketë Presidentin e ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria do të ketë Presidentin e ri të vendit brenda datës 24 Maj.

Burime brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste bënë të ditur se teksa i kanë dhënë një javë kohë opozitës për të nisur negociatat për kriteret dhe profilin, kanë edhe një skenar me katër data të përcaktuara për katër raundet brenda të cilave pritet të zgjidhet Presidenti i ri i vendit.

Kreu i grupit parlamentar socalist Taulant Balla tha në konferencën për mediat se raundi i parë i votimit është parashikuar në 10 Maj.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se raundi i dytë dhe i tretë kur kërkohen 84 vota për të zgjedhur Presidentin janë parashikuar në 16 dhe 20 Maj.

Nëse në tre raundet e para nuk arrihen 3/5 e votave është parashikuar që raundi i katërt ku kërkohen 71 vota është parashikuar të mbahet në 24 Maj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *