• |
ide | kryesore

E bujshme, Ernest Muçi ‘basti’ i ri i Napolit: Tare gjen zëvendësuesin e Strakoshës

-Instant, Sport



Talenti i madh i Tiranës, Ernest Muçi, nuk e pati jetën të thjeshtë në Poloni, ku u transferua për të luajtur te Legia e Varshavës, por kjo nuk e ka penguar që mbi të të vendosen prozhektorët e një klubi të madh të Serie A. Pikërisht kështu, sepse lojtari i kombëtares kuqezi është objektivi i Napoli për të përforcuar linjën ofensive. Lajmin e ka zbuluar ‘calcionapoli24’. Sulmuesi anësor shqiptar i datëlindjes 2001 është përballur me të kaltrit në Europa League me Legia Varshavë, me të cilët ka një kontratë deri në 2025, e sic duket ka bërë përshtypje të mira.

Nuk është vetëm Muçi lojtari i kërkuar nga Napoli, sepse për skuadrën e Spalletit duket se do të ketë një revolucion i vërtetë në sulm. Sirenat angleze po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse për Osimhen, e atëherë klubi napoletan po shikon përreth për të mos u gjendur i papërgatitur nëse qendërsulmuesi nigerian largohet. Numri një në listën e Giuntolit, për fanellën me numrin 9, është Simeone, që vjen nga një sezon rekord dhe i rilindur në Verona. Më shumë do të kuptohet kur të mësohen edhe fatet e Mertens dhe Petagnas, por Giovanni Simeone mbetet një nga profilet që i intereson më shumë Napolit.

LAZIO: TARE TAKOHET ME MENXAHERIN E SERGIO RICO
Te Lazio ndërkohë po mendojnë për portën. Sergio Rico është një nga kandidatët kryesorë të Lacios për të bërë zëvendësin e Strakoshës. Siç raportoi Radiosei ditët e fundit, një nga përfaqësuesit e portierit spanjoll mbërriti në Romë dhe është takuar me drejtorin sportiv të bardhekaltërve, Igli Tare. Sergio Rico, i huazuar te Mallorca, mund të vijë në formë huazimi ose plotësisht, nëse PSG vendos një çmim nën 10 milionë euro.

Aktive në merkato Lazio, sepse në qershor Milinkovic-Savic do ti thotë lamtumirë klubit, sipas të gjitha mundësive: në vijën e parë për serbin janë Psg e Manchester United. Red Devils synojnë ta bëjnë zbulimin e Tares zëvendësues të Pogba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *