• |
ide | kryesore

E fortë në Veting/ Prokurori kërkon t’i kontrollohen tabulatet telefonike Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kaluan tre vjet që kur Edi Rama akuzoi publikisht në parlament prokurorin e Durrësit, Arjan Ndojën duke e quajtur pjesë të “llumit të drejtësisë” me etiketimin “KÇK”. Përgjigjen e ka marrë gjatë seancës së vetingut, për faktin se e solli si shembull në parlament të prokurorëve që jepnin vendime të kundraligjshme, sepse ishin “të zhytur deri në fyt dhe që e dinë shumë mirë që s’kanë asnjë shans që ta kalojnë Vettingun, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton “të kapim ça të kapim”.

Tre javë pas kësaj deklarate, Arjan Ndoja u sulmua me armë në një atentat ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa ai dhe një person tjetër, Aleksandër Laho arritën të mbijetojnë.

Kontrolli i tabulateve të Edi Ramës

Në seancën e vetingut, prokurori Ndoja ishte përballë presionit të raportit të DSIK, sipas të cilit ai kishte kontakte të papërshtatshme me elemtentë kriminalë. Relatorja e çështjes Firdes Shuli i përmendi kontaktin me Aleksandër Lahon dhe me një biznesmen me inicialet A.Sh, që kishte qenë nën hetim nga prokurori i Durrësit dhe për të cilin ishte pushuar çështja.

Për Lahon, ajo tha se përdorte edhe tre apo katër identitete të tjera, ishte cilësuar nga DSIK si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe po ashtu sipas një informacioni konfidencial, i përfshirë në krimin e organizuar në një vend tjetër.

Por i gjendur nën presion për marrëdhëniet me njërëz të krimit, prokurori Arjan Ndoji ka thënë se vetë kryeministri Rama ka kontakte të tilla. Për këtë ai kërkoi që të kontrolloheshin tabulatet telefonike të Edi Ramës. “Meqë tabulatet e mia telefonike i kanë marrë me telefonata, me kontakte, me subjekte politike, të bëjnë të njëjtën gjë edhe për një subjekt që kam pasur nën hetim dhe ka patur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin” u shpreh Ndoja në seancën e vetingut.

Arjan Ndoja nuk e saktësoi se cili ishte personi nën hetim që komunikonte direkt me Edi Ramën dhe as dosjen në të cilën është regjistruar ky komunikim.

Akuzat për atentatin nga Redjan Rraja në autostradë

Për atentatin në autostradë ku u vra shoferi i tij, Andi Maloku, prokurori Arjan Ndoja përmendi sulmet që iu bënë në Kuvend nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe. “Asnjë prokurori tjetër nuk i ka shkuar zv.kryeministri për ta intimiduar në sallë gjyqi” tha ai, duke iu referuar gjyqit të vitit 2019, kur u arrestua drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

Në seancën e Vetingut, Ndoja përmendi disa herë Edi Ramën dhe Erjon Braçen, në lidhje me dosjen e hetimit të Liridon Pulës. Në vitin 2019, në një rast të paprecedent, Erjon Braçe mori pjesë si zv.kryeministër në seancën gjyqësore pas arrestimit të drejtuesit të Kadastrës për abuzimet me pronat.

Kur seanca gjyqësore mbaroi, Erjon Bracë mbrojti të arrestuarin dhe lëshoi akuza të forta për prokurorin Arjan Ndoja, për “presione dhe shantazh kriminal mbi punonjësin që ishte me pranga në sallën e gjyqit”.

Ndërkohë, për atentatin tek mbikalimi i Shkozetit policia arrestoi Redjan Rrajën, nip i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Fati i Arjan Ndojës në veting

Për shumë më pak probleme në veting, prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, ndaj dhe fati i Arjan Ndojës duket tanimë i paracaktuar. Akuzave të përfaqësuesit të ONM, Jacobs se kishte pasur kontakte të papërshtatshme, Arjan Ndoja iu përgjigj se fjalët e tij ishin thjesht perceptime.

“Kjo punë nuk bëhet me perceptime. Po të kishim punuar bashkë, të siguroj se do të kishe të tjera mendime e raporte. Shkoni tek lokalet përballë prokurorisë. Aty është skaneri real i çdo njërit prej nesh. Në asnjë vend të botës nuk gjykohen prokurorët e gjyqtarët për vendimet që marrin. Vepër penale s’kam bërë, masë disiplinore s’kam. Ju më thoni fajtor. Po ku bazoheni? Sot sistemi i drejtësisë është më keq edhe falë jush e ndërkombëtarëve. Kërkoj konfirmim në detyrë. S’kam bërë asnjë shkelje profesionale. Në aspektin e pasurisë, jam i vetmi prokuror që kam dhuruar prona. Kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja. Jam i vetmi që nuk kam fshehur asnjë pronë apo ta vendos në emër të të tjerëve. Të zgjedhurit vendor i kam takuar si drejtues prokurorie pasi ligji më kërkon të takoj si kryetar bashkie e kryetar qarku. Në respekt të Kushtetutës të Shqipërisë dhe ligjit të vetting, dua konfirmim në detyrë” ka thënë Ndoja gjatë seancës./Lapsi.al



25 Comments

    1. O Zot na ndimo sa gazetare të forte që kemi dhe ketu shift se sa të interesum jane gazetar si Andi Bushati, Armando Shullaku me shoke për të mbrojtur interesat e puplikut . Apsulitishet keta njerze të lën pa mend. Bolle Turke dhe hajdute i poshte eshte Edi Rama…. Por ju kure mbroni njerze si ky prokurori në fjale Sali Berisha dhe ilir Meta juve nuke ju besone njeri as nuke duhet tju besoje kurre

    2. Pse pak të duket ty ?! Te futësh kot ne burg nje prokuror trim qe ja plas në fytyrë kryehajdutit Rama! Sa njerëz i kanë hequr nga puna e kërcënuar, ky prokuror varfanjak është i rradhës.

      P.S. Lapsi ju duhet të punoni per një sistem të ri autentifikimi (username/password). Nuk mund të postojnë dy njerez me të njëjtin emer përdoruesi (username). Sa qindra miri e koli ka vendi?!!

      1. O Miro e bejne kastile keta patrozhanistet. Zaptojne usernamet e komentuesve opozitare per ti dekurajuar qe mos te komentojne me. Keshtu kane marre urdher nga Edi & Endri

        1. prokurori vetem per faktin se eshte publikisht kercenuar nga rama dhe eshte plagosur ne atentat nga njerezit e rames si rrahman rraja, tregon se paku qe eshte nje element qe ka vlere ne prokurori pasi tregon integritetin e nevojshem

          por fti i tij eshte vendosur

          arjan mund te jesh edhe maskara sepse nuk te njoh, por cilido prokuror nuk i trembet pushtetit dhe mafias meriton nje falenderim per kete cast per kete ngjaraj per kaq pak….

  1. Komentuesi “o nen, o nen” duhet te mesoje abetaren pastaj te komentoje Ma thote mendja se ka problem edhe leximin (kuptimin)

  2. Si ka mumdesi e flet keshtu ky bizhdili per DIKTATORIN.
    Regjimi i rames qenka kot fare. Si nuk e paska eleminuar kete qe guxon e ngre zerin.

    1. bizhdilli flet se esht nen presion dhe e di qe ja kan ven syrin keshtu qe nuk ka gje per te humb me shum se punen

  3. Kurre mos harroni .Varferia mbahet vetem me propagande dhe terror.Me kujtohet ne nje analize qe mbreti zog i thosh Ali Kelmendit dhe e ka bere ne tre here te arestimit te tij.Nese ste pelqen rregjimi im largohu nga vendi.Stalini kur vajti enveri ne moske i tha enverit varferia mbahet me terror,pushteti mbahet duke vrare burgosur intelektualet,kundershtaret,ata qe nuk u beson,eleminoi,qerroi ,si dhe vraji burgosi internoi me gjithe familje,se terrori mbi familjen edhe per njerzit me te afert te qeverise tende eshte ilaci i mbreterise tende.Nese sje vrases,hajdut,kriminel nuk ri dot ne pushtet as nje vite jo me mbi kater vjet ne vendet si albanistan me te varferat e botes.Keto cilesi i ka per bukuri rama prandaj thjote do ri ne pushtet sa te dua vete.Nje partizan i tha enverit do na ndeshkoj historia me kete vllavraseje qe po bejme ishte koha e luftes n.c.Enveri i thote te marim njehere qeverine dhe po svrame se marim dot dhe kur te marim qeverine, historine dhe kohen e ben fitimtari.Asnje pushtet ne shqiperi nuk ka ardh ne qeveri dhe mbajtur qeverine pa ndihmen e ndonje fuqie te huaj.Asnje pushtet ne shqiperi nuk eshte rrezuar nga populli por nga fuqite e huaja.Asnje njeri nuk i bie shkembit me koke,nese ai shkemb eshte versulur drejt teje largohu hapi rrugen,se te ben gjemen te merr jeten. Malok do te thote njeri i trash dhe ska te beje me krahinat dhe fjala malok thuhet per verioret jo nga krahina,por nje plak me tha se ju shkon per shtat sepse verioret njohin besen burrerine dhe nderin me shume se jeten e tyre dhe per kete viktimat me te shumta jane verioret.Kjo ka bere qe verioret quhen malok.Prandaj ve bast qe dhe ky Ndoja do jete malok si Berisha.Po i bien murit me koke,por jane te humburEdi Rama nuk ka qene para 97 kurre proamerikan.Tani me goje dhe fjale eshte amerikan se eshte finok eshte me dhelper se dhelpra e dinte qe pushtetin ja jepte vetem amerika dhe e di qe vetem ajo e mban ne pushtet dhe e ka bere sulltan dhe kardirovin e shqiperise.Kurre mos haroni historine e kardirovit te cecenise masakrat e rusise kundra cecenise dhe pse kardirov eshte bere tani ” djali i putinit “Se putini e beri kardirovin sulltan dhe sulltani kardirov i jep edhe gruan putinit dhe rusise. Kush ka paran zoteron dhe mer pushtetin.Kush ka pushtetin ka parane.Bizesmenet blejne pushtetin dhe pushteti te biznesi kerkon parane,po sja dhane perfundojne ne lane.Shqiptaret e vertete e kane lene shqiperine me kohe dhe se ktjejne me koken pas ,ndersa ata qe kane ikur dhe na dalin cdo dite ne ekran si spahiu me shok sjane shqiptare por zagare qe kane hak per te marre.Shqiptaret e vertet skane as inat as hak per te mare as per nanon,saliun,meten dhe ramen,pavaresishte masakrave qe ju kane bere keto 30 vjet,se pleqte e mencur na i thane,seshte koha e te ndershmit dhe shqiptarit ,por e zuzarit dhe zagarit.

    1. Ashtu po.. Edhe un i atij mendimi jam. Rama diktatori duhet te jap llogari per masakren zgjedhore te 96 ku filloi gjithçka. Per shkatrimin e vendit ne 97. Per 26 te vraret e gerdecit. Per 21 janarin. E plot krime qe ne i dim qe ka ber.
      Se populli mbahet me terror ore.
      Po me ne fund shpresa po lind. Po vjen shpetimtari, ai qe na sjell demokracin c do hera. Ai qe siell paqe dhe stabilitet ne vendin ton. Ai qe nuk di se c eshte urrejtja dhe shantazhimi i kundershtarit. Ai qe na bashkon.
      Lum per ne qe kemi fat, lume per ne qe gezohemi, per te madherishmin SALI.

  4. për të “shkarkuar” Lulzim Bashën më 18 dhjetor votuan 2800 vetë, për të zgjedhur kryetarin e PD në zgjedhjet e Berishës votuan 270 vetë. Të dyja shifrat janë të Berishës dhe tregojnë se ai nuk ka bërë zgjedhje, por përzgjedhje njerëzish, që t’i ketë besnikë në këtë betejë. Dhe për këtë arsye shumica e tyre janë llumi i shoqërisë, ose njerëz të inkriminuar, që të vetmen shpresë shikojnë Sali Berishën.Nje bllof nga kapoja prokuror i grupit mafioz ne drejtesi te krijuar nga dyshja kriminale berisha-meta,por nderkombetaret e vetingut po ja shkerdhejn fisin ketyre shpellkareve te drejtesise salihiste

  5. Gazheli llumi llumit. I pari ne orghi ku ha karin e zezakit ne fyt thotë:

    Ska nevoje per pergjime sepse ky Ropqiri e ka me vepra qe mka fut ne parlament llumin e llumit prandaj ska shume nevoje. Po ti kontrollosh fotot atehere mund te themi se donkete te reja pasi do shikoni rilindsat duke qire ne bythe njeri tjetrin, duke qire grate e njeri tjetrit, duke u qire ne bythe si legenat dhe mbi te gjitha duke pire spermen e piste te gjatoshir lakuriq. Nga nje person qe ka padit babane e tij se inqinte gruan niknke çpret me.

  6. Saliu, sapo kishte ardhur nga Tirana për në fshat, mori vesh se në shtëpinë e tij kishte humbur lopa. U bëri namin atyre të shkretëve, ‘pse keni humbur lopën?’, dhe kishte marrë malin drejt Shkëlzenit për të kërkuar lopën. Të gjithë kërkonin, po binte mbrëmja. Papritur shikojnë që në cep të oborrit shfaqet lopa. Pleq e fëmijë thërritën të çliruar:

    “Erdhi, erdhi lopa! Erdhi lopa, Sali!’Shpellkare dilni e kerkoni lopen e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *