• |
ide | kryesore

Një ditë para Kuvendit Kombëtar, zyrtarja e lartë amerikane takim me “treshen e Bashës” në PD (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Kryesinë e Kuvendit dhe jo në selinë blu, Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka ka takuar sot kreun e grupit parlamentar të demokratëve, Enkeljed Alibeaj, i cili shoqërohej nga Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Zyrtarja e lartë amerikane shoqërohej ndërkohë nga Escobar dhe ambasadorja Yuri Kim. Takimi vjen 24 orë para se Sali Berisha të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së për të konsoliduar më tej përpjekjen e tij për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare.

Takimi në Kryesinë e Kuvendit është një tjetër shenjë e përplasjes pa kthim të SHBA me Sali Berishën qysh prej kur u shpall “non grata” nga DASH. Nga ana tjetër kohët e fundit përplasja me deklarata mes Berishës dhe SHBA është shtuar shumë.

Në axhendën e zyrtares së lartë amerikane nuk është parashikuar gjithashtu as një takim me presidentin Ilir Meta. ©LAPSI.al

 

 

 

 



15 Comments

  1. Pune e madhe.
    Dhe ne te Rrithemelimit te PD.
    Sot do bej takim z.Sali Berisha me shkeqelsin e tij ambasadorin e Xhibutit.

    1. pyetja eshte ke perfaqeson alibeaj bardhi dhe tabaku ?

      mendohu i her se ke perfaqeson nese pergjigja eshte opoziten e rames do te thote qe je i sakte. edhe po the perfaqesojne veten e tyre, je i sakte.

  2. Per te verteten Zhordano Bruno u dogj ne turren e druve, kishte gjithe boten kunder por
    kishte te verteten me vete. E verteta nuk e mbrojti Xhordano Brunon por Xhordano Bruno mbrojti te
    verteten. Sot, ata qe e dogjen nuk u dihet emri ,por emri i Zhordano Brunos eshte i pavdekshem.
    Te verteten nuk mund ta mposhte askush,

  3. Ca te vertete na ka then ky BABA jot???
    Qe ke injorancen, qe e barazon me xhordano brunon.
    Ore mblidhni mendjen se po beheni qesharak.
    Edhe per enverin keshtu thoshin, dy burra ka pas shqiperia skenderbeu dhe enveri. Apo nje her ne 500 vite lind burra shqiperia. E plot budalliqe si keto.

  4. Nje burre per Anna Xakeo…film shume i bukur…
    Po Enkelejdi, shejtani,.. paska turp nga amerikanja… ne cdo foto koken ulur…
    Pse valle ?

    1. Dhe pastaj që i takoi!!!!Dhe sa do vazhdojë kjo komedi.3 bukshkales nuk përfaqësojnë PD.Pune e madhe.Ata të vazhdojnë politikën e tyre përçarëse PD e vërtetë bashkimin.Tek e fundit kjo administratë amerikane është e majtë PD është e djathtë.

  5. Jane te famshme edhe “Katershja e Likes”, “Dyshja e Blushit”, si dhe “Tekja e Ndokes”

    Po nuk e takojne dot Departamentin!

    1. Po Rudina Hajdarin qe e sollen dy here qe nga Ameriqia, nuk e tskuan?
      Po Endrin, Adriatikun, Bojaxhiun, Hasimen etj. i haruan apo nuk u doli koha?
      Te pakten te takonin edhe Veliajn dhe Dvoranin.

  6. Po te donte brisha ja prishte takimin ketyre aty poshte penxheres, por nuk do vete se eshte lider europian.

  7. Grupi sorosian amerikan e departamentit,ka takuar sorrosianet e Shqiperise.Keta,nuk dine te respektojne,as protokollet e shtetit,qe vizitojne.Nje delegacion i huaj,por natyrisht edhe ky amerikan,te takojne me kuc e me mac,persona qe me nje lufte,edhe me e eger,se ajo qe u zhvidhua ne Washington,ne Shtepine e bardhe,blinduan,percelluan me gaz,por edhe me shuarese zjarri,shqepen ne dru,duke i perzene edhe nga ballkoni i selise PD,pra keta ordinere,shkaterruesa te demokracise, POR,Presidentin e Republikes,as e kishin planifikuar ,per t’a takuar!!!Te pakten,te kishin takuar amerikanen e merituar Rudinen,por qofte edhe Kujtin Gjuzin.Ndersa Gjonmarkajn,megjithese morri goxha rruge per ne Amerike,nuk e takuan,ne Washington,por as ketu ne Tirane.Mire amerikanet,nuk paskan turp,per keto gabime protokollare,po nen kryetarit te PD (qe ne amerike paraqitet me kete detyre,ndersa ne Tirane deklaron se ka dhene doreheqjen ,prej kesaj detyre),a nuk i vjen turp e marre,qe as e begenisen,as atje,e as kety.Ka fytyre,e na del,bashke me eunukun Zheji,neper TV,e na flasin fjale,qe edhe ata vete nuk i besojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *