• |
ide | kryesore

Berisha: Vota e lirë ishte premtimi solemn, Rama dhe Basha e përzunë nga Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha në një konferencë me gazetarët komentoi Kuvendin e 30 prillit, për të cilën tha se ishte një sukses i madh.

Sipas Berishës, premtimi solemn ishte vota e lirë të cilën Rama dhe Basha e kanë përzënë nga Shqipëria.

“Jam sot për të paraqitur disa nga tiparet më kryesore, zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD-së. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit, u finalizua me sukses të plotë në Kuvendin e datës 30 prill.

Ata që rikujtojnë hapat e parë të kësaj lëvizje, premtimet më të para gjatë saj do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë.

Theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë, ndërkohë Edi Rama dhe për ngjashmëri Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do e rikthejmë atë, ky ishte zotimi ynë solemn. Në ato ditë deri më sot PD kaloi procese si kurrë ndonjëherë më parë, kuvende gjigantë, referendume, kaloi në zgjedhje në cdo seksion dhe së fundi në Kuvendin e datës 30 prill ajo bëri zgjedhjet për forumin më të rëndësishëm që është Këshilli Kombëtar. Në këtë proces ka patur dominim absolut vota e lirë”, tha ndër të tjera Berisha.



5 Comments

  1. 28 vjet pa nje dite me pare, kur dola nga nje banese pa drite, degjova Presidentin e kohes ne nje konference shtypi te fliste me nje gjuhe te hekurt e te drunjte!
    Sot, pas 28 vjet pa nje dite, ish-Presidentin e degjoj serish te flase me te njejten gjuhe, me nje ndryshim: atehere e kishte me Fatos Nanon e partine e tij, sot e ka me Edi Ramen e partine e tij

  2. te flas Sala per vot te lir eshte si te flas prostituta per virgjeri. Sala enveristi dhe bolsheviku i fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *