• |
ide | kryesore

66-vjeçari godet vajzën e re me grusht në mes të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Një 66-vjeçar është vënë nën hetim nga policia për shkak se akuzohet për dhunë. Policia njofton se 66 vjeçari B.Q.,  banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me grusht një 23-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit B. Q., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen E. B., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *