• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ I riu u vetëvar me lidhëset e këpucëve në komisariatin e Kavajës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kavajë



Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen në Policinë e Kavajës, ku një 31-vjeçar i dha fund jetës brenda në qelinë e komisariatit. Paraprakisht dyshohet se i riu Ilvi Meta ka varur veten me lidhësen e këpucëve.

Më herët u raportua se i riu, ishte ndalur nga policia rreth orës 14:00, ku dyshohej se ishte përfshirë në një vjedhje. Ndërkohë trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ndërkohë pritet edhe ekspertiza mjeko ligjore.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç

Ai është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



6 Comments

  1. Po sa te gjata paskan qene keto dhe lidhe dhe sa te forta qe paska “varur” vetn ky o ju qifsha rracen e poshter.

  2. Me lidhse kepucesh apo çarçaf oj polici e kurvave? Nuk dini ça thoni , hidhni gjithmone nhga nje genjeshter dhe ne fund mbani ate qe ka pak baza . Kjo ngjarje vjen era .

      1. Policia akuzohet gjithmon se shqiptaret e kane zakon qe asnjehere mos te marrin pergjegjesi personale per ate pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *