• |
ide | kryesore

Alibeaj: Ka një tentativë për të përçarë grupin parlamentar të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Enkelejd Alibeaj tha sot gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PD-së se takimi ishte informues lidhur me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për zgjedhjen e presidentit të ri. Alibeaj tha se mbledhja ishte për të marrë mendimet e gjithsecilit dhe vendimi për procesin do të merret në një moment tjetër, pasi të jenë dëgjuar të gjithë.

“Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit“, tha Alibeaj.

Ai shtoi se përpos përpjekjeve për të bashkuar grupin e PD-së, ka një përpjekje për ta ndarë.

“Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate këtij muaji kemi berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anëtaret e këtij grupi kane bere përpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo te tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodhë“, shtoi Alibeaj.



5 Comments

  1. Ka nje tentative qe ty do te te zhytet shume shpejt koka ne mut ashtu si edhe atij k@rit tjeter me folket me xhel, o lepirese te ambasades!

  2. Përçarje ??!! Apo më mirë pastrim i opozitës me soj e sorollop të sërës tuaj tradhtare dhe kap çfar të kapësh… Je ti Alibeaj, Bardhi, Kadilli, Gjekmarkaj, Salianji etj që duhet të shporreni nga partia. S’mban më kupa.

  3. per cilen pd po flet ky trapi se nuk po e kuptojme apo ate te taos balles apo te prec zogaj spiuni ti nuk ke eletorat as sa per nje fshat e flet ne emer te pd po deshe dil njeher ne baz e provo veten sa vlen

  4. Nuk ka tentative per perçarje por ka urdher per tja puthur doren Berishes! Dy rruge keni o puthni doren Berishes ose lufte Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *