• |
ide | kryesore

Selena Gomez, prezantuese në ‘Saturday Night Live’

-Instant, F1, Paparazzi



Selena Gomez ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshën për fansat e saj.

Përmes rrjetit social,Instagram, Selena zbuloi se do të drejtojë për herë të parë shfaqjen ‘Saturday Night Live’ më 14 maj.

“Mami… Unë mendoj se ia kam dalë”.Ajo vazhdoi, “shumë mirënjohëse dhe kaq e emocionuar. Shihemi më 14 maj!!!”

Gomez do të shoqërohet nga reperi i “Circles”, 26 vjeç, i cili do të shërbejë si i ftuari muzikor i episodit në performancën e tij debutuese SNL.

Karriera e këngëtares filloi si një fëmijë i vogël kur ajo u shfaq në Barney and Friends. Karriera e Selena më pas mori hov pasi luajti në Wizards of Waverly Place të Disney Channel, i cili u shfaq nga viti 2007 deri në 2012. Ajo ka lançuar së fundmi markën e saj të kozmetikës Rare Beauty në 2020 dhe luajti në disa sezone të Selena + Chef në HBO Max.Saturday Night Live transmetohet të shtunave në orën 23:30. ET në NBC, me sezonin 47 të planifikuar të mbyllet më 21 maj./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *