• |
ide | kryesore

Haaland i ka kërkuar Dortmund të shkojë te City: për verdhezinjtë vetëm 75 milionët e klauzolës

-Instant, Sport



Erling Haaland do të jetë lojtar i Manchester City nga sezoni i ardhshëm. Mungon ende zyrtarizimi i firmës mbi kontratë, por nga Gjermania bëjnë të ditur se tashmë sulmuesi e ka paralajmëruar Borussia Dortmund se në fund të këtij kampionati do të largohet nga Bundesliga për t’u transferuar te City. Ishin në fakt në ajër prej kohësh zërat se norvegjezi do të vishte fanellën e kaltër, por javën e kaluar pati një përshpejtim vendimtar: sipas The Athletic, njoftimi pritet brenda një jave.

Drejtuesit e Citizens kanë kontaktuar me homologët e tyre verdhezinj për t’i komunikuar se janë gati të paguajnë 75 milionë euro të klauzolës së zgjedhjes së kontratës, që liron Haaland plotësisht. Kjo do t’i lejonte norvegjezit 22 vjecar të largohej nga klubi gjerman menjëherë në fund të sezonit. Nën urdhërat e Guardiolës e pret një kontratë fantastike: 30 milionë në vit për pesë sezonet e ardhshme.

Për sa i përket zëvendësuesit, rihapet qarku që kishte sjellë në Dortmund bjondin me numër nëntë nga Salzburgu. Këtë herë te verdhezinjtë do të vijë Karim Adeyemi, i lindur në vitin 2002, i cili këtë sezon ka shënuar 19 gola në 22 ndeshje në ligën austriake, si dhe ka shënuar 3 gola në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *