• |
ide | kryesore

FOTO/ Tharja e liqenit nxjerr viktimat e mafias të zhdukur në dekada

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet amerikane në Nevada kanë gjetur një grup tjetër mbetjesh njerëzore në Liqenin Mead pasi një thatësirë shkatërruese ka goditur rezervuarin në afërsi të Las Vegas. Dy motra që po shëtisnin pranë liqenit panë kockat për të cilat thanë se fillimisht menduan se ishin mbetje të një kafshe.

“Në fillim menduam për një dele apo brirë. Nuk mendoja se gjetëm mbetje njerëzore” – tha Lynette Melvin. Pasi vunë re një kockë të nofullës, ato kuptuan se mbetjet ishin njerëzore dhe kontaktuan zyrtarët e parkut. Policia e Las Vegas tha se ende nuk po hetojnë rastin si vrasje ndërsa zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë identitetin.

Zbulimi erdhi një javë pasi tharja e liqenit zbuloi një fuçi që përmbante trupin e një njeriu për të cilin autoritetet thanë se ishte qëlluar dekada më parë. Policia vlerëson se ky preson u vra në mesit të viteve 1970 ose fillim të viteve 1980, sepse ai kishte veshur këpucë të bëra në atë periudhë. Zyrtarët kanë paralajmëruar se thatësira ndoshta do të sjellë më shumë mbetje njerëzore në sipërfaqen e liqenit. ©LAPSI.al

A rusted metal barrel is seen on the bottom of a dry lake bed. Lake Mead Giving Up Secrets - Bodies found in Lake Mead renew interest in Vegas mob lore | National News  | 2news.com

A dry canal path leads to what is left of a lake with mountains in the distance.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *