• |
ide | kryesore

Dështon rinovimi automatik me Liverpool: Origi fare pranë Milanit

-Instant, Sport



Divock Origi është një hap më pranë veshjes së fanellës së Milanit. Sulmuesi belg, në fakt, nuk ka arritur numrin minimal të paraqitjeve që do të shkaktonte rinovimin automatik me Liverpool dhe do të jetë zyrtarisht i lirë në një transferim me parametër zero në fund të sezonit. Pasi u rrëzua edhe kjo pengesë e fundit e mundshme, kuqezinjtë mund të mbyllin marrëveshjen: me lojtarin akordi është arritur prej kohësh, por për ta finalizuar atë, Reds duhet të mbyllin sezonin, ose më saktë të kalojë finalja e Champions League në maj 28.

Maldini dhe Massara kishin disa muaj që punonin me profilin e belgut, të lindur në vitin 1995, i cili tashmë është gati të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 4 milionë euro në sezon, për tu transferuar në Serie A.

Këtë sezon Origi ka bërë vetëm 6 paraqitje në Premier League dhe dy javë nga përfundimi i kampionatit nuk mund të arrijë dot 10 prezencat që kërkohen për zgjatjen e njëanshme të kontratës. Megjithë minutazhin e ulët, sulmuesi arriti të shënojë 3 gola dhe 1 asist dhe Pioli tashmë po fërkon duart, sepse nga sezoni i ardhshëm do të mund të llogarisë në një sulmues relativisht të ri dhe fleksibël, të aftë për të luajtur si sulmues i parë e mbështetës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *