• |
ide | kryesore

Rrezikohet mandati i deputetit të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Vendvotimi ku Shaip Kamberi mori votat e mjaftueshme për të qenë deputet në Kuvendin e Serbisë do të shkojë në përsëritje të votimit. E gjithë kjo pas një ankese të Partisë Socialiste që udhëhiqet nga Ivica Daçiç.

Pengesat e tilla karshi shqiptarëve që të përfaqësohen në parlamentin serb, po shihen edhe si një lloj tjetër i pasivizimit të tyre nga institucionet serbe. Në Serbi thonë që është vërejtur dora e partisë fituese në pengesat që u janë bërë minoriteteve për përfaqësim në institucione.


Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi mori vendim të hënën që vendvotimi nr.6 të shkojë në përsëritje të votimit për shkak të parregullsive, për të cilat u ankuan komisionerët e Partisë Socialiste. Shaip Kamberi që ende nuk dihet nëse do të fitojë ulëse në parlamentin e Serbisë ka të drejtë ankese në Gjykatën Administrative e të presë nëse ky organ të do të konfirmojë votat e fituara.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.