• |
ide | kryesore

“Agresion seksual dhe tentativë për vrasje” skandal te Boca Juniors mbi lojtarin që dy muaj më parë vendosi Superklasiken

-Instant, Sport



Më 21 mars me golin e tij kishte vendosur Superklasiken kundër River Plate, sot Sebastian Villa, sulmuesi i Boca Juniors, është në qendër të një stuhie të madhe. Në fakt, mbi të rëndon një akuzë tronditëse, që nëse vërtetohet, mund t’i kushtojë shumë vite burg futbollistit: një grua e ka denoncuar për agresion seksual dhe tentativë për vrasje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e kolumbianit në Buenos Aires.

Faktet datojnë që nga qershori i vitit të kaluar, kur gjatë një barbekju ku morën pjesë edhe lojtarë të tjerë të Boca Juniors, Villa akuzoi gruan se kishte flirtuar me disa nga shokët e tij të skuadrës. Diskutimi kishte vazhduar në shtëpinë e lojtarit, i cili kishte kaluar nga fjalët në vepra duke vënë duart mbi vajzën. Kjo e fundit, më pas, kishte tentuar të arratisej, por Villa e kishte hequr pantallonat duke e përdhunuar dhe më pas tentoi ta varte. Vetëm pas dhunës, gruaja kishte mundur të kthehej në shtëpi, dukshëm e tronditur.

Gruaja, gjithashtu, u tha autoriteteve se Villa i kishte ofruar 5000 dollarë për të heshtur për incidentin dhe si provë për këtë ajo kishte regjistrime. Avokati i vajzës shpjegoi se viktima është “totalisht e shkatërruar” dhe se pas denoncimit “ka shumë frikë”. Një histori e frikshme për të cilën prokurori do të dëgjojë viktimën të hënën e ardhshme. Ndërkohë, sulmuesit i është ndaluar t’i afrohet asaj dhe familjes së saj dhe gjithashtu i është ndaluar të largohet nga Argjentina. Është hera e dytë që kolumbiani merr një akuzë të tillë: në prill 2020 ish-partnerja e tij e denoncoi për kërcënime dhe dhunë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *