• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u ekzekutuan Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e ekzekutimit të Ardian Çollakut e të Lulzim Bitrit, ngjarje e ndodhur në Elbasan, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2021. Emisioni ‘Në Shënjestër’ në News 24 publikoi pamjet e momentit të vrasjes që ndodhi në sy të dhjetëra qytetarëve, pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgjik. Çollaku një emër i njohur, i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike, ku ndaj tij dhe mikut të tij siç do e shikoni edhe më pas u derdhën 23 plumba.

Viktimat me rreth të kuq në pamje të parë po qëndrojnë qetësisht pranë një makine, jashtë servisit. Në anë të karburantit është i ndaluar edhe një autobus pasagjerësh me drejtim Greqinë që në atë moment po furnizohej me karburant pranë autoservisit ku vetëm pas pak sekondash ndodh krimi. Vetëm, 34 sekonda nga fillimi i këtyre pamjeve, siç shikohet edhe nga planet, drejt autoservisit vjen me shpejtësi një automjet tip “Benz” që futet në brendësi të autoservisit Ndërkohë që viktimat e këtij atentati vazhdojnë të bisedojnë të qetë në këmbë jashtë autoservisit.

Vetëm 50 sekonda më pas, siç shikohet edhe nga pamjet, makina tip “Benz” e autorëve del nga servisi dhe ndalon përballë vendit ku Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri po qëndronin në këmbë. Në momentin e parë nga dera e parme e automjetit, siç vihet re del një person i veshur me bluzë të zezë dhe me kapele po të zezë në kokë që qëllon i pari ndaj dy shënjestrave të atentatit. Paralelisht me të, një person i dytë del nga dera e pasme e makinës dhe qëllon mbi viktimën e dytë. Ndërkohë, autori i dytë për t’u siguruar që e kishin kryer si duhet punën, shkon dhe godet sërish mbi viktimën e tij. Më pas makina e autorëve lë vendngjarjen. Edhe pse kanë kaluar tetë muaj nga krimi i rëndë, ende nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen.

VIDEON mund ta shihni KETU!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *