• |
ide | kryesore

“Rinovimi? Pyetjen duhet t’ia bëni klubit”: Mehmeti eviton përgjigjen me delikatesë

-Instant, Sport



Partizani shkatërroi 4-0 Kastriotin për javën e 35 të Superiores, por sigurimi i një vendi në Europë mund të mos mjaftojë që Dritan Mehmeti të konfirmohet në pankinën e kuqe. I ngacmuar për rinovimin e kontratës për sezonin e ardhshëm, tekniku u shmang: “Këtë pyetje duhet t’ia bëni klubit. Mendoj se trajneri është pjesa kryesore që duhet në bashkëpunim me klubin të riformatojë skuadrën e të bëjë analizë të thellë se shpenzimet kanë qenë shumë të mëdha dhe duhen nxjerrë mësimet nga analiza se është kaluar një kampionat me shumë peripeci. Duhen vënë pikat mbi “i” mbi atë që solli ky kampionat, duhet të ndërtosh në bazë të elementëve që duhen në pika të ndryshme”.

Mehmeti më pas është vënë në siklet nga insistimi i gazetarit që e pyeti ‘nëse do të ishte në vend të Gaz Demit a do të konfirmoje Mehmetin?’, por edhe njëherë tekniku dribloi më mirë se sulmuesit e tij, që në këtë sezon jo pak herë e lanë në baltë: “Gaz Demin unë dua vetëm ta falënderoj se më ka dhënë një mundësi të artë dhe shpresoj ta kem justifikuar. Më konfirmon apo jo, unë kam vetëm falënderime për klubin dhe për tifozerinë”, tha Mehmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *