• |
ide | kryesore

Bilanc lufte nga aksidentet rrugore/ 66 humbje jete në 5 muaj, 825 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shifrat e aksidenteve rrugore vijojnë të jenë të larta në vendin tonë edhe gjatë këtij viti.

Që prej muajin janar të këtij viti e deri më tani, në të gjithë vendin kanë ndodhur 694 aksidente rrugore, 66 persona kanë ndërruar jetë dhe 825 të tjerë janë plagosur.


Referuar të dhënave të policisë, 81 prej tyre kanë marrë plagë të rënda në trup dhe 740 persona u dëmtuan më lehtë.

Për pasojë, gjatë këtyre 5 muajve, 66 persona kanë ndërruar jetë dhe 825 të tjerë janë plagosur. Referuar të dhënave të policisë, 81 prej tyre kanë marrë plagë të rënda në trup dhe 740 persona u dëmtuan më lehtë.

Kujtojmë se gjatë mesditës së sotme një aksident i rëndë me vdekje u shënua në autostradën Vlorë-Fier.

Një 50 vjeçar që ishte duke lëvizur në këmbë u përplas nga një automjet tip “Nissan” që drejtohej nga një 19 vjeçar.

Edhe në aksin rrugor Ersekë-Leskovik , në afërsi të fshatit Taç të Kolonjës ndodhi sot një aksident. Mjeti tip “Benz” që drejtohej nga një 21 vjeçar doli nga rruga, duke u plagosur 4 pasagjerët që udhëtonin aty.

Vetëm në 3 ditët e fundit, për shkak të aksidenteve kanë ndërruar jetë 6 persona, në autostradën Kalimash – Morinë, në aksin Milot – Mamurras dhe në Fier-Seman.

Në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidentit ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit. Kryesisht, ngjarjet rrugore janë kryer nga grup-mosha 20 deri në 34 vjeç.

2 Comments

  1. Shkak per aksidentet eshte perdorimi i droges nga te rinjte, te cilet jane te shume ne numer, ndersa ende nuk kemi struktura mjeksore e sociale per t’i ndihmuar kur jane shume te rinj e jo ne fazen qe nuk dalin dot prej saj.

  2. Dale se nuk keni pare gje akoma. Me kaq shume te droguar dhe te pire sa qarkullojne gjendja do behet gjithnje e me e rende. Sot droga kontrollon gjithcka, polituken, biznesin, gjykatat, policine dhe cdo hallke te shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.