• |
ide | kryesore

Rama dhe Alibeaj sherr për Enver Hoxhën në Kuvend: Unë s’kam jetuar në Bllok

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u perfshinë në replika të gjata mbrëmjen e së hënës për çështjen e komunizmit dhe figurën e Enver Hoxhës.

Alibeaj e pyeti Ramën nëse ndjen përgjegjësi për ato që kanë bërë të parët e tij gjatë periudhës së komunizmit. Por Rama i acaruar tha se nuk ka jetuar asnjëherë në Bllok ndërsa shtoi se sot Enver Hoxha është gjallë vetëm përmes tyre.

“Unë në Bllok nuk kam jetuar kurrë. Unë kam pasur një shtëpi si të gjithë të tjerët. Im atë nuk ka qenë kurrë anëtar i Komitetit Qendror. Ju që flisni me këtë gjuhë jeni me ideologjinë e Enver Hoxhës.

Enver Hoxha sot është gjallë vetëm përmes jush. Përmes mënyrës si ju e sulmoni kundërshtarin njësoj si ai. Përveç faktit që ju në fund nuk të fusni plumbin apo të fusni në burg. Unë nuk pres respektin tuaj.

Më mjafton respekti që kam pasur nga ata që kur dolën nga burgu pas shumë vitesh nuk kishin lidhje me ju por ishin e kundërta juaj sepse ishin e kundërta e Enver Hoxhës. Partia e Enver Hoxhës shumë prej jush ju bëri si veten. Futi urrejtjen për tjetrin. Kjo nuk është koha e Enver Hoxhës”, – deklaroi Rama.

Por Alibeaj u ndal edhe te etiketimet e Ramës për “non gratat”, ku i kërkoi atij të kthejë sytë nga ata në partinë e tij.

“Ti vetë nuk ke ndonjë brejtje ndërgjegje për atë që kanë bërë të parët e tu. Ulu ulu se nuk kam mbaruar, Kjo është një gjë që do të lartësonte më shumë se je. E di ti që ai gjithë jetën e vet e ka kaluar burgjeve.

Alizoti iku sepse e ka të gjithën hipokrizi. Do të lartësonte nëse realisht do të ndjeje përgjegjësi. Askush nuk të thotë të mbash përgjegjësi për atë që kanë bërë të parët e tu. Ti shiko non gratat e tua. Ke dy tre dhe tre andej. Të tregoj jo një por disa. Lexo njoftimin e DASH.

Kjo do të tregonte ty amerikan dhe pro perëndimor. Më e thjeshta që mund të bësh në aspektin njerëzor. Flet ti për hapjen e dosjeve? Pse duhet ta nxjerrësh si virtyt. Kemi një borxh të madh ndaj atyre njerëzve” – tha Alibeaj.

Ndërkohë Rama bërtiste nga vendi: Më thuaj kë kam unë “non grata”. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. gjyshi i ketij karit Alibea ISA TOSKA ka qene kriminel lufte dhe ka masakruar dhe vrare popullin e Mallakastres Pse nuk flet per Salih Ram Malokun qe hynte e dilte ne Bllok si ne shtepine e tij se i shkerdhente gruan Sokol Hoxha dhe Ajli Alushani dhe sot eshte non grata Edi Rama nuk ka jetuar ne bllok o katunare te Salih Berishes Edi eshte cun Tirone dhe jo malok shpellash te vucidolit

  2. Rama nipi I Spiro Kolekes I biri I deputetit nuk ka gezu privilegje???? Sot ate piste ka nga prejardhja komuniste e familjes.

  3. Alibeaj i pafytyre i dha mundësinë ramës të tallte bythen
    Kur ishte ministër Alibeaj i vinte në radhë të përndjekurit të kërkonin dokumentat e burgut,internimit në një zgiqe prapa minstrise.
    Po pse more ju duhej ky stërmundim kur ju i kishit këto dok.dhe mund ti kalonit nga min e rendit në atë të drejtësisë dhe e dini kush ishte me e keqja koshat e plehrave të mbushura me këto letra që ju as i sqaronit dhe as i mbaronit pune ish të përndjekurve.
    Jeni të tre palët pjese e bajges ppsh dhe klysha sigurimsash e spiunesh që tallni b më kete shtrese.
    Kjo kategori njerëzish është e ka përfaqësuar nuk është pjesë e asnjë programi qeverisës
    E shkatërruar komplet nga pronat e të gjitha të drejtat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *