• |
ide | kryesore

Monza në Serie A, Berlusconi ‘harron’ që nuk ka Milanin: “Tani të fitojmë kampionatin e Champions”

-Instant, Sport



Silvio Berlusconi shijon rikthimin e tij në Serie A dhe promovimin e parë historik të Monzas së tij: “Mbrëmje e mrekullueshme, ne luftuam për një vit të gjatë dhe më në fund arritëm një moment historik – ishin fjalët e pronarit të klubit italian nga dhomat e zhveshjes së Arena Garibaldi të Pizës, ku u ndal për një kohë të gjatë për të festuar me lojtarët e tij -. Në 110 vjet histori, Monza nuk kishte qenë kurrë në Serie A, sot arritëm atje. Është një gjë e mrekullueshme për ne, për ekipin dhe për të gjithë qytetarët e Brianzës”.

Berlusconi pastaj shfrenoi imagjinatën, në mikrofonat e Sky, duke bërë shaka, por jo tamam: “Jam mësuar të fitoj, tani duhet të fitojmë kampionatin, të arrijmë në Champions League dhe të fitojmë Champions League. Rezultatet e Monzas dhe Milanit, këtë vit, të ngrohin zemrën”.

GALLIANI: “MONZA-MILAN DO TË JETË NJË ËNDËR E PAIMAGJINUESHME”

Në fund të ndeshje, administratori i deleguar Adriano Galliani foli për Sky Sport: “Është një ëndërr që bëhet realitet, pastaj unë jam nga Monza dhe jam veçanërisht i lumtur dhe i emocionuar. Për mua, kur isha fëmijë shkoja në stadium si tifoz dhe kam qenë drejtues për shumë vite pastaj… Më në fund ia dolëm. Menduam se do ta bënim vitin e kaluar, donim të bënim C-B-A, por vetëm i shkuam afër dhe e arritëm këtë vit. Monza-Milan do të jetë një ëndërr e pabesueshme. Fëmijët e mi më kanë kërkuar tashmë të mposhtim Interin, por do të jetë një cështje tjetër… Merkato? Tani le të dëgjojmë se çfarë mendon presidenti, unë sigurisht që jam një shpenzues i njohur edhe në jetën time private…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *