• |
ide | kryesore

Vuçiç betohet si president për “ruajtjen” e sovranitetit të Kosovës

-Instant, Të fundit


Nga Iva Martinoviç, Evropa e Lirë/ dhe“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”.

Kështu thuhet në tekstin e betimit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka bërë para deputetëve të Kuvendit më 31 maj, pasi fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar në zgjedhjet e prillit.

Teksti i betimit është i përcaktuar me Kushtetutën e Serbisë dhe është në përputhje me preambulën e aktit më të lartë juridik të shtetit, ku thuhet se “krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Pse Berisha ka vënë në shënjestër dyshen Rama-Vuçiç

“Vuçiq i përmbahet asaj që është shkruar në Kushtetutë. Sigurisht që mund të ketë dallime të caktuara mes asaj që shkruan dhe realitetit, por kjo nuk mund ta çlirojë atë apo organet e tjera shtetërore nga detyrimi që qëndron në Kushtetutë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i Fakultetit të Drejtësisë ‘Union’ dhe eksperti i të drejtës kushtetuese, Bogoljub Mirosavljeviq.

Preambula u përfshi në Kushtetutën e Serbisë në vitin 2006, pas shpërbërjes së bashkësisë së Serbisë dhe Malit të Zi, kur Vojislav Koshtunica, lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike të Serbisë, ishte në krye të Qeverisë në Beograd.

“Është krejtësisht e parëndësishme se çfarë do të premtojë Vuçiq me betimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike në Beograd, duke vënë theksin në “ndarjen e tekstit të Kushtetutës nga realiteti”.

Courrier des Balkans: Rama-Vuçiç, ushtarët e vetmuar të Ballkanit të Hapur

“A mundet presidenti, në realitet, të zbatojë atë që e ka thënë – nuk mundet. E pamë që nuk mundi të organizonte zgjedhjet atje, as referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, për të mos thënë që nuk mundi të dërgonte ushtrinë e policinë, as nuk mundi të shkonte vetë atje”, tha Janjiq.

Presidenti i Serbisë ishte për herë të fundit në Kosovë në shtator të vitit 2018, kur vizitoi Ujmanin (Gazivodën) në veri të Kosovës dhe vendet ku jeton popullata shumicë serbe.

Vizita u miratua nga autoritetet në Kosovë, ashtu siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit.

Sipas një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila zbatohet që nga viti 2014, të dyja palët janë zotuar të dërgojnë njoftime dhe të kërkojnë leje për të vizitat e zyrtarëve.

“Gjendja në terren është e tillë që nëse Qeveria e Kosovës nuk e dëshiron këtë, presidenti Vuçiq nuk mund të hyjë atje”, tha për Radion Evropa e Lirë analisti nga Kosova, Agon Maliqi.

Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte Kosovën edhe në vitin 2020, por vizita e tij nuk u miratua.

Në një atmosferë tensioni me Prishtinën, ai takohej me përfaqësuesit politikë serbë në Beograd ose udhëtonte në jug të vendit.

Deklarata bombë e Vuçiç/ Edi Rama e mbrojti Serbinë në samitin e NATO-s

Pas aksioneve të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës, të cilat nxitën protesta të serbëve në veri të Kosovës në tetor të vitit 2021, Vuçiq u takua me ta në Rashkë në jug të Serbisë.

Në shtator të po atij viti, ministri i policisë Aleksandar Vulin vizitoi detashmentin e xhandarmërisë në Kralevë (rreth 80 kilometra nga Kosova), për shkak të vendosjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë dhe masave reciproke për heqjen e targave serbe nga automjetet që hynin në Kosovë.

Evropa e Lirë


5 Comments

  1. Rroftë uniteti vllazeror i PKJ dhe PKSH, rrofshin komunistat. Rrofshin sa malet dhe shqiptarët që mbajnë në kurriz komunizmin.

  2. Populli serb jo vetem popull kriminal por edhe injorant,I festojne humbjet.Te vetmit qe u besojne propagandes se tyre shoviniste,jane vete ata, dhe jo te huajt(per te cilet behet kjo propagande). Po sovranitetin e kujt do ruajne keta?Pse flasin ne te ardhmen dhe jo ne te tashmen?Kur se ruajne dot tash, si do mundkan ne te ardhmen, kur ushtria e Kosoves po forcohet masivisht? Pastaj, serbet kane nje shprehje,” Dogodine u Prizrenu (Vitin tjeter ne Prizren), bile kane bere dhe nje kenge me te njejtin titull (natyrisht edhe me titra anglisht,dhe me videoklip qe fillon me lahuten tone te vjedhur, e gjithe kohes me pamje propagandistike te tmerrshme qe gjoja u kemi bere serbeve), ama po kalojne vitet dhe nukpo i shohim ne Prizren? Hajdeni pra, po ju presim. Do vije shume shpejte nje moment qe Serbia do lutet qe mos te filloje ndonje lufte serbo-shqiptare,aq humbes te sigurte do jene,prandaj dhe ngaqe spo futn dot nga dera per ne Prizren e pastaj per ne Durres, po mundohen te futen nga dritaret

  3. Pas ketij perbetimi te Vucic, takimi i Ohrit per Ballkanin e hapur, ku do te jete pjese edhe shqiptarovici Abazovic i Malit te Zi, eshte nje hap me tej tradhetie ndaj Kosoves dhe shqiptareve ne rajon.

    Rama, si bashkepenembajtes i Vucicit ne kete projekt, duhet kundershtuar me force nga te gjithe shqiptaret e Shqiperise, te cilet nuk duhet te marrin mbi shpine kete barre.

    1. Ke te drejte. Ky laramani i URES AbazoVici, do shkoje ne Oher, si fillim gjoja si vezhgues, por ne fund (po e lane, gje qe dyshoj) si pjesmarres i plote. Dhe ka paftyrsine pisi, qe te thote se shpejti do vije ne Kosove,dhe bile i thote Kosoves ec bejme rrugen me shpejte,se na duhen turistat e Kosoves ne Mal te Zi. Nuk e di tradhetari qe, shqiptaret e Kosoves shkojne ne Ulqin (bile gjithmone shkojne ne Ulqin, dhe jo ne plazhet malazeze shume me te mira si Budva) se kane vellezerit e tyre aty,gje qe i kane ndihmuar te mbijetojne ne ate shtet,se perndryshe do ishin asimilu dhe largu, dhe per shqiptaret e Malit te Zi (qe as nuk i perfaqeson AbazoVici, e ibile as votat nuk i ka nga shqiptaret ai) duhet te vazhdojme te shkojme, se po te jete per Qeverine e AbazoVicit,as nje turist te vetem sduhet tia conim qeverise se tij, qe ketej ia fut thiken Kosoves, e ne anen tjeter shqiptaret e Kosoves i sheh vetem si placke, si turiste per t’i mjel, tamam si ky minishengenisti tjeter

  4. Na plasi kari ne se si e kane ne kyshtetute serbia. Ata jane armiqte tane shekyllor dhe te tille do ngelen, por çeshtja eshte çfare do bejme me kete buthq…tone te gjat qe i ka shit interesat e kombit te Balkan i shqyer i Sorres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *