• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Si arritëm te presidenti i Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Emrin e presidentit, të cilin e mbajtën të fshehtë për më shumë se 2 muaj, socialistët do ta gjejnë brenda pak orësh. Të premten, në mbledhjen e kryesisë.

Se si do të dalë ky emër, nëse do të jetë burrë a grua, nëse do të vijë nga politika apo jashtë saj, Taulant Balla nuk ia rrëfeu gazetarëve. “Do t’ia them një herë Kryesisë, pastaj juve” ishte përgjigjia, kur u pyet nëse do të ketë diskutime.

Por rrethanat nga të cilat del emri i kandidatit për president janë thelbësore për të kuptuar natyrën që do të ketë kreu i ardhshëm i shtetit. Është momenti i votimit me shumicë të thjeshtë në parlament. Socialistët s’kanë më asnjë detyrim për t’u shfaqur bashkëpunues për propozimet e opozitës. Kushtetuta ua imponon ta zgjedhin tani presidentin me 71 ose më shumë vota.

Si e përcakton kjo profilin e kreut të ardhshëm të shtetit?

Presidenti i ri, kushdo qoftë ai apo ajo, do t’ia dedikojë ekskluzivisht Edi Ramës përzgjedhjen që i bëhet. As opozitës, as konsensusit mes partive, as ambasadorëve dhe as konjukturave apolitike. Posti do t’i vijë dhuratë nga Edi Rama. Dhe për të ardhur deri këtu, socialistëve iu duhej një proces farsë, që të justifikonin shpërfilljen e opozitës. Madje ata shpikën disa procese që të jepnin idenë se opozita dhe faktorë të tjerë të shoqërisë civile e patën shansin për të kontribuuar.

Pikërisht për këtë, në fund të prillit u bë bashkë një treshe negociatorësh, pjesë e së cilës ishin Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.

Reagimi i parë kishte ardhur nga Sali Berisha. “Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta riciklosh, ta çosh në presidencë kopjen e tij” ishte deklarata e Berishës në 2 Prill në Shkodër.

Por menjëherë në PD u ravijëzua një qëndrim tjetër, nga Enkelejd Alibeaj. “Qëndrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar” u shpreh Alibeaj, si kryetar i grupit parlamentar.

Socialistët e përjashtuan menjëherë Berishën nga negociatat. “Me Saliun ne nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur! Kuptohet politikisht dhe institucionalisht, jo biologjikisht” ishte kushti i parë i kreut të PS-së për opozitën.

Prozhektorët u kthyen nga Enkelejd Alibeaj, i cili arriti të bëjë bashkë më shumë se 20 deputetë në një nga mbledhjet e grupit.

Në anën tjetër socialistët vunë në skenë edhe dy shfaqje paralele. I tillë ishte votimi me zarfa të mbyllur ku çdo deputet i Partisë Socialiste kishte mundësi të propozonte nga dy emra kandidatësh.

Rezultati u mbajt i fshehtë, por zarfat u futën në kuti në transmetim direkt, duke dhënë idenë e konsultimit të udhëheqjes me deputetët.

Një tjetër konsultim u krye me shoqërinë civile. “Ne nuk duam një president për PS, por një president për Shqipërinë” ishte shprehja me të cilën i joshi Taulant Balla një pjesë të organizatave të shoqërisë civile.

Emrat e kandidatëve për president duhet t’i çonin me email. “Edhe Big Brother ka më shumë seriozitet” ishte përgjigjia e Afrim Krasniqit në takim.

Por ndërsa procedurat digjeshin ngadalë, kreu i një grupi deputetësh të PD-së, Enkelejd Alibeaj vendosi t’i shkojë deri në fund negociatave me treshen, Balla, Spiropali, Gjiknuri.

Gjatë negociatave, Alibeaj arriti vërtet të marrë një konsensus të përkohshëm. Sipas dokumentit që u ra dakord, nga opozita do të dilnin 4 emra kandidatësh për president dhe mes tyre PS mund të përzgjidhte dy, që do të përpunoheshin nga një komision i përbashkët.

Marrëveshja mes Alibeajt dhe Ballës ngjalli zemërimin e Komisionit të Rithemelimit. Bylykbashi akuzoi Alibeajn se po keqpërdorej nga Rama, sipas një pakti të fshehtë, nga ku do të dilte një president gjoja konsensual.

Në fakt, rezultoi e kundërta. Socialistët u tërhoqën në mënyrë të beftë. Ata refuzuan t’i japin firmat për kandidatët e Alibeajt. Sipas Kushtetutës një kandidat duhet të ketë 20 firma dhe mbështetësit e Alibeajt nuk çonin dot në Kuvend 4 kandidatë.

“Propozimi për president duhet të vijë me firma mbështetëse nga opozita”– tha Balla gjatë një emisioni, duke zhbërë marrëveshjen me Alibeajn. Teatri i socialistëve doli zbuluar. Nuk mbeti më asnjë deputet në radhët e opozitës që të besonte se socialistët ishin për një president konsensual.

Raundi i dytë dhe ai i tretë u dogjën në pak minuta.

Një muaj më pas, socialistët janë të çliruar nga fryma e Kushtetutës që i ftonte për konsensus. Në ditët në vazhdim, pritet të dalë emri i presidentit të ardhshëm. Partia Demokratike ka konsumuar akoma më shumë energji për sherrin brenda saj. Por të paktën, sot opozitarët bashkohen të gjithë në një pikë: Rama e kishte emrin që në fillim dhe nuk i duhej asnjëherë presidenti konsensusal./Lapsi.al



28 Comments

  1. Si u be kjo pune beji mune. Po ta ndryshojne Kushtetuten e shkruajne tamam qe zgjidhet me 71 e mos na hane kohe e mut kot.

    1. A ka mberritur ky vend qe te varet nga goja e Taulant Gjures …???
      Jemi ne 2022 A.C. dhe per ne shqiptaret duket sikur jetojme ne 2022 B.C.

  2. si shpjegohet qe opozita ne 3 raunde nuk doli qofte me nje emer te vetem? Te pakten te dilte me nje emer e nqs Rama do e rrezonte te thonte qe ja ne e propozuam emrin por Rama e kishte per farse kete gje. Se nqs nisemi per cdo gje duke thene “farse, farse”, rikthehemi ne periudhen kur dolen nga parlamenti qe hajde dalim se Rama i miraton vete ligjet se i ka numrat e ne i duhemi si fasade qe gjasme ka demokraci

    1. Po ata spaten asnje propozim ku te fitonin dhe me ca jane opozite e paafte nje opozite qe sdin te bejn asgje e jo me te kesh n pushtet keta far njerzish nuk akordohen dot me njeri tjetrin

  3. Askush nuk mund te priste qe opozita te kishte rol ne zgjedhjen e Presidentit te ri. E percare e ne lufte te brendeshme PD nuk kishte shansin, votat, besimin dhe as figura me pèshe e mbeshtetje as brenda e as jashte saj.

    Per keto aresye edhe prania e saj ne konsultime ishte fiktive dhe shpesh qesharake, ashtu si edhe ne komisionet parlamentare.

    Ankesat se Rama po percan opoziten sot kane pak vlere, sepse kjo opozite e ka treguar veten ne 10 vjet qe nuk ka nivelin, aftesine e organizimin e duhur, duke i bere dem demokracise dhe Shqiperise.

    Pa dashur ta justifikoj, Rama luajti ne distance e me asin ne menge qysh ne fillim. Gjithsesi procèsi per Presidentin deshmon serish se kemi nje klase politike te pasuruar ne 30 vjet, por pa nivelin e duhur per ta bere Shqiperine nje vend normal per qytetaret e saj.

  4. Besoj se do te jet nje zgjedhje e drejt dhe e nje personi qe di ta drejtoj ate post dhe eshte i denjt per vendin tone

  5. Nuk do ta marrim vesh kurrë tani çfarë plani kishte Rama, sepse edhe njëher opozita vazhdon strategjinë e dështuar që filloi që në 2013 me mospjesmarrjen në reformën territoriale, bojkotin e parlamentit dhe zgjedhjeve vendore, thjesht ja bëjnë më të lehtë dhe më të madh Ramës pushtetin. Opozita duhet të kishte nxjerr disa emra 2 apo 3 si Visar Zhiti, Leonard Demi, pse jo dhe Jozefina Topalli dhe ti thoshte Ramës, ja emrat tanë, ti zgjidh një prej tyre. Por siç duket opozita vazhdon të mos jetë e interesuar për politikë, por merren me plaku, a shkoi në banjë, a urinoi kollaj, etj…

  6. Opozita e pati mundesine e vet per te dale me emra te qarte per kandidate per president. Ata nuk dolen sepse edhe vet jane te vetedijshem qe si parti kane mbaruar fars. Kam besim te plote te zoti rama qe presidenti i cili do te vije ne krye do te jete shume here me inmire se ky qe eshte aktualisht i cili nuk kontriubuoi aspak per vendin tone

  7. po normale qe do te arrinim tek presidenti i rames sepse vetem rama eshte njeri i punes.Pd seshte per asnje gje.Cne ajo te vendosi per postin e presidentit

  8. Mendoj se do zgjidhni nje president i cili di ta coje detyren deri ne fund dhe eshte i afte per ate post jo si Ilir Meta qe ka qene presidentj me i deshtuar qe kemi pare ndonjehere

  9. Po nje parti e denje si ps- ja mund te zgjedhe nje president tamam dhe qe te na e perfaqesoje vendin denjesisht . Normal qe pritej kjo gje se nga pd- ja nuk na duhej gje .

  10. Nuk eshte se kishim ndonje pritshmeri nga opozita, pasi te gjithe antaret e saj jane te paafte. Presidenti duhet te jete nje njeri dinjitoz qe ta meritoje postin e presidentit dhe vetem qeveria mund te propozoje nje kanditature serioze

  11. 3 raunde qe kishin ato s’dhane qofte dhe nje emer dhe normal qe presidenti i Rames do jete se ato spo dine te rregullojne opoziten e le me te zgjedhin presidentin!!

  12. Eshte shume e thjeshte dhe nuk do shume mend. Opozita eshte e percare dhe spo mbledh dot veten jo me te japi nje kandidature te denje per ate post. Plus qe nuk kane nje figure ne radhet e tyre qe e meriton te jete president

  13. Berisha bën “pis” procesin/ Ankesa për zgjedhjet në PD: Shtohen akuzat për “orientim të votës” për kryesinë e re,pd e coptuar ja beri me te lehte rames,njelloj si salihu zgjodhi bujarin,mos e harroni o shpellkare

  14. Tre partite e Korrupsionit Shqiptar PS/PD/LSI kane vetem nje menyre per te patur President Konsensual:

    kandidaturen e majlinda bregut te PD, te propozuar hapur nga kryetari i grupit parlamentar PS,

    PRESIDENT KONSENSUAL MAFIOZIN ALBINO PRUDENTINO.

  15. krisjet e lojrat e Sali Berishës me Perëndimin. E është pikërisht atëherë kur SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e BE-së i vunë vulën Sali Berishës si një tiran. Që një vit më parë u ngulit me “Non Grata”-n e qeverisë së SHBA. Vendim që realisht ka nisur që në mesin e viteve 90

    1. GOGOLI BERISHA, GOGOLI META,

      Me shume se kujtedo i sherbejne GOGOLIT RAMA qe te shpallet sa me vone NON-GRATA.

    2. Edhe patronazhistave perkates qe te vazhdojne te lepijne ndonje kocke korrupsioni nga GOGOLAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *