• |
ide | kryesore

VIDEO/ Presidenti i ardhshëm i shkon në zyrë Ramës: Faleminderit shumë…

-Instant, Arkiva, Lajme, Syri i Lapsit, Të fundit



Bajram Begaj, shefi i Shtabit të FA që do të marrë detyrën e Presidentit të Republikës ka shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Para pak çastesh Rama publikoi vetë pamjet e takimit ku binte në sy përulësia e Begajt ndaj Ramës duke i përsëritur disa herë falënderime kreut të qeverisë për detyrën e dhënë.

Ajo që ra në sy në ato pak çaste filmim qe qëndrimi i shtriqur i Ramës në kolltuk dhe sjellja gati si nxënësit para mësuesit e Begajt.

“Faleminderit kryeministër. Eshtë vlerësim shumë i madh të jem President. Do të jem në lartësinë e detyrës. Janë të dyja profesion shumë të mira shumë të përkushtuara. Nëse do të votohem do jem i lumtur ta kryej detyrën me dinjitet” – ishin fjalet e Begajt qe dukej mjaft i emocionuar para Ramës.  ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Gjesti i shëmtuar në kufitjë e neverisë në një ceremoni mortore, është identiteti real i Sali Berishës.

    Nuk ka lënë njeri që ka vdekur në këtë vend dhe e ka pas kundërshtar, pa e përbaltur.

    Dikujt duke i përmendur dashnore, të tjerëve baballarë, nëna e motra.

    Bujar Nishanin që e kishte mik, e përdori edhe të vdekur për të sulmuar armikun e tij.

    Ky është respekti real që Sali Berisha ka për Bujar Nishanin.

  2. Ta gezojme! Dashte zoti
    nuk eshte shpenzues i madh per udhetime e ceremoni se per te tjerat i ka ne dore madheria e tij

  3. Ky pa u bere votimi qe gati me ia marre me llape. Zot na rujc. Te pakten u shporr nga “shef shtabi”. Ka pune ushtria jone prej kartoni. Eshte e veshtire me gjet gjenerale. Ai qe qe para ketij u be ne dy dite gjeneral. Ky tekayti po ashtu. Te shohim cudine e radhes.

  4. Në pamjen e parë, përzgjedhja e këtij gjenerali dukej si një veprim i drejtë i Ramës, nisur nga fakti se ai nuk ka qenë asnjëherë drejtues i lartë i PS , por vetëm një mjek me tituj shkencorë i angazhuar edhe në ushtri.
    Po a mund ti besohet Ramës në përzgjedhjet e tij ?
    Vetë fakti që një kryeministër e thërret në zyrën e tij një kandidat për president për tja “komunikuar” mandatin e presidentit e jo në selinë e PS që e ka përzgjedhur ate, krijon kjartësisht tabllonë e vartësisë së plotë të këtij presidenti të ardhshëm, nga kryeministri.
    Dëgjova të dhënë mbrëmë menjëherë nga televizionet shqiptare një CV e karrierës së tij, që kjartas ta jepte përshtypjen se ishte e parapërgatitur.
    CV e tij fillon me karierën mjeksore e mandej ushtarake , në këto 30 vitet e ndryshimit të sistemit duke u përkujdesur që të mos hyhet në anësinë e tij ideollogjike apo politike familjare.
    Në botën demokratike, kur përzgjidhet një figurë e tillë qëndrore si presidenti, nuk i përmendet vetëm karriera e tij profesionale por edhe origjina familjare.
    Veçanërisht për Shqipërinë që doli nga një sistem nga më të egrit kriminal diktatorial komunist, kjo është e domosdoshmeë.
    32 vite pas përmbysjes së këtij sistemi, Shqipëria duhet të kishte një president të dalë nga shtresa e të persekutuarve politikë, dhe një president antikomunist.
    Nuk ka asnjë të dhënë për Z.Begaj se çfarë shtrese familjare i përket e çfarë bindjesh politike ka.
    Shqiptarët e njohin të kaluarën e prejardhjes familjare të gjithë liderëve të tranzicionit.
    Mjafton që ndonjë prej tyre të ketë dalë nga një familje me prejardhje komuniste, për të kuptuar përkatësinë ideollogjike të tyre, edhe sikur të mos kenë qenë të angazhuar direkt në PS.
    Që mbrëmë nga mediat doli njoftimi i parë se si Shef i shtatbit të përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral Begaj qenka në hetim nga SPAK me akuzën se ju ka dhuruar personave privatë teritore që i përkasin Ushtrisë, pra shtetit.
    Nuk ka qenë në dijeni për këtë kryeministri Rama ?
    Si mund të propozohet për president dikush që është nën hetimin e Prokurorisë së posaçme ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *