• |
ide | kryesore

Detajet/ Si iu grabit në Durrës makina luksoze 2 të rinjve nga Vlora

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35, nën kërcënimin e armëve është grabitur një makinë tip Audi.

Dy të rinj vlonjatë të cilët po shkonin nga Vlora në Tiranë, kanë ndalur në hyrje të Durrësit për të pirë një cigare dhe kanë dalë nga makina, ndërkohë që sipas tyre një makinë tjetër tip BMW me targa italiane ka ndalur pas makinës se vlonjatëve.

Nga BMW kanë dalë dy persona me maska covidi dhe kapele dhe nën kërcënimin e pistoletave, i kanë shtrire në tokë.

Dy të rinjve vlonjatë u kanë grabitur makinën luksoze tip Audi A7 dhe janë larguar me makinën e grabitur dhe makinën e tyre, duke i lënë në rrugë dy djemtë nga Vlora, të cilët më pas kanë bërë kallëzim në drejtorinë e policisë së Durrësit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *