• |
ide | kryesore

Në Katar gati pozicioni jashtë loje gjysëmautomatik: IFAB vendos për 5 zëvendësimet në Botëror

-Instant, Sport



Norma që lejon pesë zëvendësime në ndeshje në turnetë e mëdha të futbollit bëhet një rregull përfundimtar. Kështu vendosi Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (Ifab), organizmi që vendos rregullat e futbollit, gjatë asamblesë së përgjithshme vjetore të 136-të, e cila u mbajt në Doha të Katarit. IFAB ka ratifikuar modifikimet dhe sqarimet në Rregullat e lojës 2022/23: ato do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku i ardhshëm. Mundësia për të bërë pesë zëvendësime ishte prezantuar në maj 2020, gjatë pandemisë dhe u përsërit disa herë. Mbetet në fuqi fakti që zëvendësimet mund të bëhen gjatë maksimumi tre ndërprerjeve të lojës, përveç intervalit. Ndër temat e tjera të rendit të ditës është edhe vlerësimi për shtrirjen në më shumë kompeticione të përdorimit të pozicionit jashtë loje gjysmë automatik.

“Me IFAB, po vlerësojmë një ndryshim të mundshëm të rregullit të pozicionit jashtë loje për ta bërë futbollin më spektakolar dhe për të favorizuar më shumë futbollin sulmues”, kishte shpjeguar së fundmi presidenti i FIFA-s Infantino dhe risia, nëse miratohet, mund të debutojë në Kupën e Botës, në Katar, nëntorin e ardhshëm.

Por çfarë është dhe si funksionon? “Semi-automated offside” përbëhet nga dhjetë kamera të instaluara në stadium, përveç atyre të televizorëve, të cilat gjurmojnë 18 “pika-të dhëna” të secilit lojtar (do të arrihet deri në 29) për të treguar pozicionin e tij në fushë me shumë saktësi dhe më pas të dhënat i përcillen një AVAR, të dedikuar posaçërisht për pozicion jashtë loje, i cili verifikon dhe ia komunikon vendimin VAR-it dhe arbitrit në fushë. Objektivi kryesor është zvogëlimi i kohës së vendimit në rast pozicioni jashtë loje të mundshëm, flitet për 20 sekonda për të përcaktuar nëse është apo jo offside.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *