• |
ide | kryesore

“Nuk kishim forcën të tentonim driblimet”: Reja justifikon rezultatet me lodhjen dhe tregon të rinjtë e të ardhmes

-Instant, Sport



“Është një jetë që flitet për këto situata por të gjesh stimuj në këtë periudhë është e vështirë. Duhet respekt për djemtë që qëndruan se ata që u larguan ishin shumë të lodhur”. Edoardo Reja vazhdon gjen justifikime lodhje në një sezon që natyrisht ka qenë i gjatë edhe për kundërshtarët. 0-0 në miqësoren me Estoninë, e ka ndihmuar teknikun italian, jo për rezultatin, por për të parë ndonjë element të ri, që mund të shërbejë në të ardhmen. “Desha të shihja ndonjë të ri, shërbeu për të bërë disa vlerësime për të vazhduar këtë projekt dhe pashë disa gjëra që më pëlqyen. Pastaj pak nga këtu e pak atje, ndoshta ka diçka pozitive që të jemi besimplotë për të ardhmen. Por sa i përket ndeshjes, janë të tilla që nuk kanë kuptim dhe të gjesh motivim. Pastaj edhe publiku nuk ishte i shumtë për të stimuluar djemtë dhe dukej si ndeshje përgatitore e gushtit”.

Nëse në mbrojtje, të paktën këtë herë, nuk gabuam, sulmi vazhdon të jetë një problem që nuk gjen zgjidhje. Reja e ka të qartë se skuadra vuan përpara, por akoma edhe njëherë kritikon mungesën e eficencës së lojtarëve ofensivë: “Ajo që nuk më pëlqeu ishte se shkojmë pak në fundore e godasim pak dhe kjo nuk më pëlqen. E kisha thënë që duhet të marrim fundoren, por duhet shpejtësi. Kur gjen skuadra të mbyllura duhen lojtarë që driblojnë. Ne i kemi por nuk kishim forcën të tentonim këtë lloj sjellje – shpjegoi italiani që nuk ngurroi të evidentonte emrat që e kishin befasuar në këtë miqësore, nga lojtarët e rinj të provuar -. Më pëlqeu Bajrami i cili është një lojtar që ka cilësi të mira teknike, Muçolli është një lojtar tjetër ndaj të cilit të jemi të vëmendshëm që mund të kenë perspektivë në kombëtare. Edhe Mersinaj e Çokaj, nuk shohim vetëm të tashmen por edhe të ardhmen, Po mundohemi të afrojmë sa më shumë lojtarë të fortë të mundshëm. Po monitorojmë të rinj të tjerë që janë ende të vegjël dhe nuk janë të gatshëm nga pikëpamja fizike, ka shumë shqiptarë të rinj kudo që luajnë dhe nëse gjejmë ata dy të duhurit që na zgjidhin problemet nuk do të ishte keq”, u shpreh Reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *