• |
ide | kryesore

Mustafaj: Rama show në Ukrainë, foli më shumë se Zelensky dhe nuk e dënoi Rusinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Show për protagonizëm”, e ka cilësuar ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj vizitën e kryeministrit Edi Rama në Ukrainë.

I ftuar në ABC, Mustafaj tha se Shqipëria dhe Mali I Zi nuk kanë ndonjë rol në fatin e luftës, prandaj edhe vizita është thjesht për protagonizëm. Duke analizuar fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare në konferencën e përbashkët me presidentin Zelensky, ish-ministri thotë se Rama nuk përmendi Rusinë.

“Show, nuk ka rol Shqipëria dhe Mali i Zi në fatin e luftës. Ka të bëjë me protagonizmin. E para, deri tani Rama nuk përmend fare Rusinë. I qan hallin Ukrainës, por nuk shpreh dënim për Rusinë. E dyta, deri tani ka folur trefishin e kohës së Zelenskyt”, tha Mustafaj.

Lidhur me thirrjen e kryeministrit Rama që shtetet nuk duhet t’i bëjë presion Serbisë për sanksione ndaj Rusisë se kjo dëmton rëndë ekonominë e vendit për shkak të lidhjeve historike, Mustafaj thotë: “Është një thirrje pa dobi se nuk e dëgjon njeri. Por fakti që vjen nga kryeministri i Shqipërisë i bën mirë Vuçiçit, por dëm shqiptarëve”.

Sakaq, ish-ministri shton më tej se deklaratat e Ramës në samitin e “Ballkanit të Hapur” ishin kundër interesit të shqiptarëve.

“Spekulimi i Ramës në Open Balkan ishte kundër interesit të shqiptarëve, pa një kërkim ndjese nga serbët nuk mund të vazhdohet”, u shpreh Mustafaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *