• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi në zyrat e SPAK/ Nuredin Dumani u vu përballë Erion Alibejt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani dhe i arrestuari i akuzuar për një sërë krimesh të rënda Erion Alibej janë ballafaquar mëngjesin e së premtes në zyrat e SPAK. Prokurorët vendosën kryejnë një ballafaqim të dëshmive në lidhje me vrasjet dhe krimet e tjera të ndodhura në Elbasan vitet e fundit.

Në dëshminë që dha para hetuesve, Nuredin Dumani tha se Erion Alibeaj kishte porositur një sërë vrasjesh në Elbasan. Dumani është kontraktuar nga 34-vjeçari për të kryer ekzekutime në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij Erion Alibej, xhaxhait të tij dhe mikut të tyre turk në atë që njihet si masakra e Bradasheshit.

Dumani u shoqërua në orët e para të mëngjesit nga Spitali i Burgut, pranë SPAK me forca të shtuara të sigurisë.

Përballje do të bëhet edhe me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Henrik Hoxhaj, i cili deklaron rrethana të ngjashme me Dumanin duke implikuar Alibejn në një sagë vrasjesh për hakmarrjen e ekzekutimit të vëllait të tij Endrit Alibej.

Dumani ka rrëfyer se me kërkesë të Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në Elbasan. Gjithashtu dëshmia e tij e implikon atë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës dhe porosinë për eliminimin e një efektivi policie në Elbasan.

Erjon Alibej është emër i njohur për autoritetet, pasi u arrestua në Itali së bashku me vëllain e tij Endrit Alibej për trafik të lëndëvë narkotike.

Por, në dhjetor të 2018-s, Endrit Alibej mbeti i vrarë së bashku me xhaxhain e tij, edhe kjo ngjarje për të cilën dyshohet se është i përfshirë sërish Talo Çela.

Në dosjen hetimore thuhet se grupi i Erjon Alibej alias “Agim Shurbi” me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Dhe për të fituar këtë luftë, nuk kursenin asgjë nga financat e vetë që arrinin të fitonin nga trafikimi i kokainës.

Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro.

Vetë Dumani, ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Memorja e vrasesve,qe duket qarte,ne denoncimet qe kane bere,duke persaktuar vendin,oren,rrethanat e vrasjes,tregojne e qendrojne shume me lart se profesionalizmi jo vete i Spakut,por edhe i drejtesise ne pergjithesi.Sepse,po te ishte ndryshe,keta vrases,duhej te ishin kapur me kohe,duke parandaluar shume viktima,me apo pa faj.Duket se edhe policia,me elementet e korruptuar,qe punojne ne gjirin e saj,i ka ndihmuar vrasesit,dhe penguar edhe zbulimin e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *