• |
ide | kryesore

Video/ I rrëmbyen shaminë e fatit, plas sherr në Senegal: grushta, pushtim fushe e tifozë pa ndjenja

-Instant, Sport, Video



Ndodhi ekzaktësisht gjithçka në gjysmëfinalen e Coupe du Senegal ku Casa Sports dhe Ajel de Rufisque luajtën kundër njëri-tjetrit. Në minutën e 90 të një ndeshje shumë të tensionuar, me rezultatin 2-1 për Casa (kryesuesit aktualë të kampionatit), një lojtar i Ajel bëri diçka në dukje të parëndësishme, por që i tërboi kundërshtarët e tij, duke nisur kështu një gjueti të vërtetë ndaj fajtorit. Prej aty filloi përshkallëzimi i dhunës.

Lojtari i Ajel, duke përfituar nga fakti se të gjithë lojtarët e Casa synonin të përgatiteshin për t’u mbrojtur në një goditje dënimi, u drejtua vjedhurazi nga porta e kundërshtarit dhe pasi mori diçka nga toka, ja dha vrapit. Objektivi i “vjedhjes” ishte një fatsjellës, një shami me fuqi të errëta të vendosura midis shtyllave të Casa për t’u mbrojtur nga sulmet e armikut. Në mënyrë të pashmangshme, filloi gjuetia për “grabitësin” dhe objektin misterioz, me shtyrje, goditje, tërheqje e britma. Por më e keqja nuk kishte ndodhur ende …

Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, ndodhi sherri masiv: tifozët e Ajel du Rufisuqe pushtuan fushën për të kërkuar drejtësi dhe mbi të gjitha për të protestuar kundër një arbitrimi të konsideruar të pafavorshëm dhe të njëanshëm. Dhuna u bë protagoniste, me goditje të ndaluara nga të gjitha anët dhe disa persona të mbetur në tokë pa ndjenja. Padyshim skena të tmerrshme, të xhiruara nga syri gjithnjë vigjilent i kamerave.

https://youtu.be/Hc_K407227U



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *