• |
ide | kryesore

Ekspertët: Varianti i ri “Omicron 5” valë të re infektimesh me covid në fund të korrikut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Covid-19 nuk është zhdukur. Kur të gjithë mezi po presim për t’iu drejtuar plazheve ekspertët bëjnë apel për kujdes sepse mund të jemi në nisje të një vale të re. Edhe në Shqipëri ka një rritje të shifrave të infektimeve pasi të prekurit aktivë janë dyfishuar në më pak se 1 javë.

Çfarë po ndodh?

Virologu i Universitetit Shtetëror të Milanos, Fabrizio Pregliasco thotë se covid është ende prezent dhe mjaft infektues.

“Do të na duhet të shqetësohemi edhe për një kohë. Fatkeqësisht infektimi është shumë i lartë, shumë më e lartë se fruthi dhe lija e dhenve.

“Omicron 5” po i ngre dhe do t’i ngrejë rastet e infektimeve dhe do të vazhdojmë të kemi raste të rënda në mënyrë proporcionale”- tha ai Rai Radio1.

Për të mos u infektuar “nga Omicron 5 nuk mjafton të kesh kaluar Covid dhe të kesh bërë 3 doza” shtoi Pregliasco.

“Le të themi se “Omicron 5” është 4 herë më infektues se paraardhësit e tij. Jemi në gjysmë të rrugës, kulmi i infektimeve do të jetë kah fundi i korrikut” – tha virologu që apeloi për mbajtje të maskave në rast të grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *