• |
ide | kryesore

Rusia beson se mund ta detyrojë UEFA-n e FIFA-n të anulojnë përjashtimin: në fillim të korrikut apeli në CAS

-Instant, Sport



Ankimimi i Rusisë kundër përjashtimit të kombëtareve dhe ekipeve të saj të klubeve, nga futbolli ndërkombëtar për shkak të luftës në Ukrainë, do të shkojë tashmë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në fillim të muajit korrik. Gjykata e Lozanës ka caktuar një seancë dëgjimore për në 5 korrik, për të diskutuar apelin e Federatës Ruse të Futbollit kundër vendimit të përbashkët të FIFA-s dhe UEFA-s për pezullimin e ekipeve kombëtare dhe klubeve ruse.

Seanca e dytë e CAS, e programuar më 11 korrik, ka të bëjë me apelimin e katër klubeve ruse, përfshirë kampionin e vendit Zenit San Petersburg, kundër përjashtimit nga garat e ardhshme të klubeve të UEFA-s. Në rast suksesi, në apelimin për futbollin, ankimime të ngjashme mund të parashtrohen nga Rusia kundër IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar) edhe për përjashtimin e atletëve të saj nga garat ndërkombëtare sportive olimpike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *