• |
ide | kryesore

Berisha denoncon: Taulant Balla ka mbi 50 telefonata me Gentian Sharrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha foli për mediat në oborrin e Kuvendit pasi kryetarja Lindita Nikolla i ndërpriste fjalën.

“Parlamenti është shndërruar në dyqanin e Lindës. E trajton si dyqanin e vet me urdhër të Edi Ramës,” tha Berisha, duke vazhduar me një denoncim në drejtim të Taulant Ballës. Sipas Berishës, Balla dhe Gentian Sharra, i akuzuar për disa krime, kanë bashkëpunuar për të blerë vota për PS-në në zgjedhje.

“Dola këtu për të denoncuar publikisht lidhjet e mëdha dhe të tmerrshme të Taulant Begos me Gentian Sharrën, njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të Bandës së Elbasanit.

Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të paktën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave.

Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit.

Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës.

Pra, Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për anëtarin kriminel të Bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Bego. Për PS-në dhe atë.

Ju bëj thirrje që të publikoni çdo regjistrim, çdo dokument, i cili implikon apo njëson Edi Ramën, bashkëpunëtorët e tij me Bandën e Elbasanit.

…Bëhet fjalë për biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat, flet vetëm për krimet, nuk flet për dashuri. Ta keni të qartë këtë,” tha Berisha.



7 Comments

  1. Taulant balla eshte simboli , bashkepuntori , perkrahesi dhe mbrojtesi i krimineleve .
    Jevgjiti i gjiirokastres eshte simboli dhe kryetarii hajnave .
    Lejfeni eshte simboli i te pa cipit , mashtruaesit dhe hajdutit ordiner .
    Palloshi eshte perbashkimi i cilesive te ketyre me siper por me nje dallim nga keta me siper , nese keta me siper lepinje e gelltisin gjithçka qe peeshtyne palloshi , palloshi vete vetem peshtyne dhe fryne xhepat me pafytyrsine e tyre . Duhen perzene me dhune , ndeshkuar egersisht por mbi te gjitha i duhet konfiskuar gjithçka .

  2. Nje jet duke shpif.
    Kampioni i shpifjes jo vetem ne rajon. Po ne gjith boten.
    Shpif e qesh.
    Ky ca nuk ka then per liken.
    E harruat ilir floririn?
    Iliri porositesi per vraseje.
    Sot Likja burri me i mire ne bot.
    Po Azemin, sigurims.
    Pastaj Azemi hero i demokracis.
    Po Lul europiani.
    Pastaj Lul brava.
    Po Fatos nano mafiozi.
    Pastaj Fatos liberali.
    E dhjetra e dhjetra te tjer.
    Me pak llafe. Me kurv “burre” nuk ben kjo tok.

  3. Salih shpellari njifet boterisht si genjeshtar skandaloz dhe intrigant (sapo humbi gjyqin me Edi Ramen per shpifje dhe u denua me 1 milion leke gjobe) Njifet si intrigant si kurvat e lagjes dhe askush nuk merret me kete shpellar te piset dhe te ndyre deri ne palce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *