• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë e SHBA ndalon abortin për miliona gra amerikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë amerikane i ka dhënë fund mbrojtjes kushtetuese gati 50-vjeçare për abortin – një vendim i shumicës së saj konservatore për të përmbysur çështjen historike Roe kundër Wade.

Vendimi i së premtes pritet të çojë në ndalimin e abortit në afërsisht gjysmën e shteteve amerikane. Vendimi, i paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë, ishte kulmi i përpjekjeve prej disa dekadash të kundërshtarëve të abortit, i mundësuar nga një krah i guximshëm i djathtë i gjykatës që është forcuar nga tre anëtarët e saj të emëruar nga ish-presidentit Donald Trump.

Vendimi erdhi më shumë se një muaj pas rrjedhjes së informacionit për një draft-opinion nga gjyqtari Samuel Alito që tregonte se gjykata ishte e përgatitur për të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm.

Sipas sondazheve të opinionit, vendimi e vë gjykatën në kundërshtim me shumicën e amerikanëve që favorizojnë mbrojtjen e së drejtës së abortit.

Gjykatësi Alito, në opinionin përfundimtar të lëshuar të premten, shkruante se çëshja Roe dhe Planned Parenthood kundër Kejsit, vendimi i vitit 1992 që ripohoi të drejtën e abortit, ishin të gabuara ditën që u vendosën dhe duhet të anulohen.

Autoriteti për të vendosur rregulla mbi abortin u takon degëve politike, jo gjykatave, shkroi gjykatësi Alito.

Me gjykatësin Alito u bashkuan gjyqtarët Clarence Thomas, Neil Gorsuch, Brett Kavanaugh dhe Amy Coney Barrett. Tre gjyqtarët e fundit janë të emëruar nga ish presidenti Trump. Gjykatësi Thomas votoi për herë të parë për të rrëzuar të drejtën e abortit 30 vjet më parë.

Gjyqtarët Stephen Breyer, Sonia Sotomayor dhe Elena Kagan – krahu liberal i gjykatës – ishin në kundërshtim.

Presidenti Joe Biden bëri komentet e tij të para publike nga Shtëpia e Bardhë të premten në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA që përmbysi vendimin historik Roe kundër Wade, që legalizonte abortin në mbarë vendin.

Presidenti Biden e quajti vendimin e Gjykatës së Lartë për abortin një “ditë të trishtuar për gjykatën dhe për vendin”. Ai tha gjithashtu se Gjykata e Lartë “e hoqi” të drejtën për abort.

Komentet theksojnë qasjen e tij ndaj kësaj faze të re të luftës për të drejtën ndaj abortit.

Shtëpia e Bardhë është përgatitur për këtë moment që nga një draft i vendimit që doli në shtyp në maj. Zyrtarët kanë diskutuar me udhëheqës shtetërorë, avokatë, profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe të tjerë për t’u përgatitur për një të ardhme pa të drejtën e abortit.

Tani planet e Bidenit do të testohen në aspektin politik dhe regullator.

Presidenti Biden dhe demokratë të tjerë shpresojnë të përdorin zemërimin mbi vendimin e gjykatës për të tërhequr votuesit në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres. Megjithëse një legjislacion mbarëkombëtar që siguron të drejtën e abortit duket i paarritshëm, më shumë fitore nga demokratët në nivel shtetëror mund të kufizojnë përpjekjet republikane për të ndaluar këtë praktikë.

Sipas statistikave të analizuara nga Associated Press, vendimi pritet të prekë në mënyrë disproporcionale gratë e pakicave që tashmë përballen me qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor. /VOA



8 Comments

  1. Titulli eshte idiotesk. I ka njohur te drejten shteteve te kufizojne abortin sic e vleresojne, pasi nuk eshte e drejte kushtetuese.

  2. Nuk eshte e drejte kushtetuese. Eshte e paimagjinueshme te mendosh qe para 250 vjetesh hartuesit e kushtetutes te mendonin per te mbrojtur nje te drejte qe ralle e gjen edhe ne kushtetutat moderne. Perkundrazi, po te lexosh vendimin e Alitos , permenden me dhjetera raste ku aborti jo vetem qe nuk lejohej por ndaloheshe specifikisht ne ate kohe pa u vene kurre ne diskutim kushtetues para gjykatave. Edhe tradita ligjore e common law nga ku lindi kushtetuta amerikane jo vetem qe nuk e mbronte por e ndalonte abortin.

    1. Popull vari kars i degjeneruar qe nuk ngrihet per inflacionin dhe cmimet we jane bere katastrofike por ngrihen per te drejtat ekopilave se te shkerdjimi e kane mendjen degjeneratat Amerikane. Kur qenka e drejta vetjake pse nuk u ngriten per vaksinat dhe maskat keta rrobqira pseudomajtiste? Rrpbqira hipokrite qe do sjellin Luften civile

      1. Shume sakte. Per shkak se ca kurva kerkojne te pallohen non stop duhet qe qytetaret Amerikane to paguajne abortin sa here qe mbushin barkun. Para pak vitesh kerkonin edhe perzervative falas.
        Nga ana tjeter nuk eshte se e ndaloi thjeshte ja le e dore shteteve te vendosin. Si mund te jete e drejte kushtetuese ti paguash abortin ca kurvave shkerdhata pa moral?

  3. Ore lapsi hiqe ate titullin idiot. Pastaj cne qe i qani hallin amerikonve ju. Apo i shkerdhyet hallet e njerzve atje, dhe tani sdini ku ta shperndani merakun

  4. Keta qe dalin ne proteste jane te Antifes dhe qe paguhen nga Sorros dhe kompanite farmaceutike. Dihet qe disa organe te fetuseve te abortuara jane per dorur per eksperimente, nje nder to eshte dhe varikarsina e Pfizer kunder “Covidit” dhe kjo eshte denoncuar nga nje ish punonjese e Pfizer tek Projekti Veitas ne amerike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *