• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut refuzon propozimin francez

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkupi i ktheu shpinën propozimit francez. Ai është i papranueshëm për vendin, bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi e njoftoi presidencën franceze për vijat e kuqe të Shkupit.

“Formulim i qartë për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas. Çështjet historike nuk mund të jenë kritere në kornizën negociuese. Negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës. Garanci të fuqishme duhet të ketë nga BE dhe Bullgaria, që kjo e fundit nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se propozimi francez në formën siç është tani, është i papranueshëm për të si kryeministër, për presidentin e vendit si dhe për Maqedoninë e Veriut në tërësi.

“Bullgaria vendosi të kthehet në të kaluarën dhe të bllokojë procesin, gjë që nuk shpie askund. Ne si Maqedoni e Veriut kemi bërë shumë, tani radhën e ka Bashkimi Evropian”, tha Kovaçevski.

Nëse gjatë presidencës franceze ka mirëkuptim për kërkesat e Maqedonisë së Veriut, vendi është i gatshëm të vazhdojë procesin u shpreh kryeministri Kovaçevski.

Grubi: BE duhet të kalojë reformë të thellë pa asnjë vonesë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi e përkrah qëndrimin e Kryeministrit Kovaçevski në lidhje me dialogun bilateral me Bullgarinë dhe procesin eurointegrues.

Sipas tij procesi integrues nuk duhet të bëhet peng i çështjeve bilaterale dhe të rrëmbehet nga mendësia e shekullit të XIX. Vendimmarja në Bashkimin Europian duhet të reformohet thellësisht pa asnjë vonesë, raporton DW.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *