• |
ide | kryesore

Emigracioni ul fuqinë punëtore në Shqipëri, 5 vitet e fundit ikën 221 mijë persona nga vendi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri ka nisur të ndjehet mungesa e fuqisë punëtore, sidomos në sektorin e bujqësisë për shkak të emigracionit dhe rënies së numrit të lindjeve. Punët e bujqësisë tani janë në pikun e tyre, por në ara shihen gjithnjë e më pak njerëz që punojnë. Këtë vit bujqësia në Shqipëri po përballet me mungesën e fuqisë punëtore si dhe me çmimin e lartë të naftës dhe imputeve të nevojshme bujqësore.

“Punëtorët po ikin të gjithë jashtë. Ne nuk kemi punëtorë për të korrurat, nuk kemi punëtorë për punët në fabrikë. Çmimi i punëtorëve rritet përditë, fuqi punëtorë nuk ka dhe rritja e çmimit të naftës ndikon tek fermerët, ndikon edhe tek eksportuesit pasi, nga 2500 dollar që ka kushtu me dërgu 20 ton në Amerikë, ka shku në 15 mijë dollar. Prandej ne nuk dimë se si ta përcaktojmë çmimin”, thotë Dedë Sterkaj nga kompania LNL.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona. Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.

“Jemi një grup pensionistësh që e mbajmë bujqësinë. Edhe bujqësia, po t’i vemë një metaforë, bujqësia është pensioniste. Nuk ka të rinj më (që merren me bujqësi)”, thotë fermeri Prekë Game.

Por, mungesën e fuqisë punëtore po ndikon edhe sektorë të tjerë si turizmi, ndërtimi, industria fasone si dhe biznesi i vogël. Në dyert e shumë prej bizneseve të vogla, tani lexohen shënime me kërkesën për punëtorë. Mjeshtri i punimit të drurit, Zija Karini, tashmë punon i vetëm në zdrukthëtarinë e tij. Zotërues i 13 teknikave të punimit të drurit, mjeshtri Karini thotë se deri para disa viteve, në punishte vinin mjaft të rinj, të interesuar për të marrë zanatin, po kohët ndryshuan me shpejtësi, një pjesë kanë emigruar dhe të tjerë mendojnë të emigrojnë.

Zvogëlimi nga viti në vit i fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit, por edhe rënies së numrit të lindjeve, pritet të ndikojnë në ritmet e ekonomisë shqiptare gjatë viteve në vazhdim. Kjo ka shtyrë tani disa biznese të fillojnë të kërkojnë dhe punësojnë punëtorë të huaj./ VOA



12 Comments

  1. Nuk eshte problemi tek ata qe ikin por tek ndermarresit qe rrijne. Puna duhet paguar. Nuk mund te kemi cmimet e italise dhe te paguajme sa 1/3..Tani do katandisemi te paguajme bangladeshin shume me teper. Ne kete rast nuk ka deshtuar vetem qeveria por gjithe shoqeria shqipetare eshte treguar driteshkurter

    1. Pas 3-4 vjetesh do kene falimentuar fermeret me Shqiperi jemi vendi I vetem ne bote qe nuk suvensionojme asgje per fermerin dhe e dyta me keto cmime qe Kane arritur ketu me te larta se me Greqi dhe Itali nuk ja vlen me te punoji me Shqiptari vendin e ti .

      1. Do me thene ti thua qe te paguajme fermeret me leket e shtetit? ME itali e greqi sikirse ne te gjithe EU subvencionet per fermeret e bujqit jane ilegjitime. Keta jane bere milionere me leket e taksave dhe cmimet i kane te larta si ne eu. Bujku nuk i intereson njeriut se puna mekanizohet dhe ka interes qe tokat e copetuarame 7501, te shiten apo punohen bashke me te tjerat. Problemi eshte tek njerezit e spacializuar qe po largohen.

        1. Nuk me kuptove Nafta qe sot fermeri te jete pa taksa , plerat kimike dhe pesticidet e perkthyer kjo direkt ne cmim te konsumatori Sot vendet e BE japin shume sunvensione sepse me kete ritem do me kujtosh pas 3-4 vitesh c do gje do te vije nga importi me cmim shume te larte dhe cilesi shume te ulet

          1. Do isha dakord per subvencione ne Makineri, Stalla, Pesticide, Infrastruckture (qe ti prodhojne dhe tregetojne vete), bile edhe ne blerje kreresh, por jo per kg prodhimi vaji, qumeshti apo mishi, sepse me kete korrupsion qe kemi, shnderrohet ne subvencion te qumeshtit serb qe e sjellin kontrabande. Do isha edhe per riorganizim te bujqeve te subvencionuar nga shteti, formimin e shoqatave dhe te qendrave te perbashketa te perpunimit dhe grumbullimit. Nafta, qe jepet me subvencion shperndahet kontrabande dhe toket mbeten djerre. eshte praktike e njohur prej vitesh.

  2. Kane ngelur vetem patronazhistet qe dine te bejne vec nje pune – byhtelepirjen ndaj Udheheqesit.

  3. Ne keto lloj temash nuk kane bythe te llomotisin patronazhistet.
    Pse nuk dalin dhe te thone:bravo km qe ia arrite te çpopullosh e çkombetarizosh vendin,po i ka zene halli me qeset plastike.
    Po ikin qe po ikin shqiptaret,por uroj ardhte sa me shpejt dita qe te shporreni ju,bashke me listat e te dhenave tona,se nuk beni dot pa to.
    Çdo fenomen eshte ciklik,ka ardhe radha juaj,zhdukuni ju shofte fisi e fara,te marrim fryme rehat.
    Data 7 korrik do jua tregoje rrugen.
    E mira do ishte te vuanit ktu per ate qe i keni bere vendit,por do vuani dhe atje ku do shkoni,se duke qene se sjeni per pune por vetem per lepirje,atje do ngelni si peshku pa uje.
    Wind of change

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *